Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,319 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

BR: “6 linjat e Mazzarrit per te risjelle Interin ne krye: nga te rinjte…”.

BR: “6 linjat e Mazzarrit per te risjelle Interin ne krye: nga te rinjte…”.
Ardis
  • On 26/09/2013, 15:41

Sezoni shkaterrues i vitit te kaluar, me Walter Mazzarrin, duket sikur eshte nje kujtim i larget. Sipas asaj qe eshte shkruar nga Bleacher Report, nje nga gjashte sitet me te mira amerikane qe mbulojne sektorin e sportit.

Duke marre parasysh qe me vendin e 9 me 57 gola te pesuar dhe 16 ndeshje te humbura eshte e veshtire te rinisesh, ne nje artikull interesant listohen 6 linjat e ndjekura nga Mazzarri per te risjelle Interin ne krye.

Mauro+Icardi

INVESTIME TEK TE RINJTE
Pavaresisht se Stramaccioni investoi rreth 60 milione € per te sjelle ne Milano lojtare si Pereira, Kovacic dhe Palacio rezultatet ishin shume larg pritshmerive. Nqse trajneri roman investoi 5 milione € per te marre Cassanon, Mazzarri preferoi qe te njejten shume ta investonte per te marre Taider. Interi gjithashtu u forcua edhe me blerjet e Icardi dhe Belfodil. Pavaresisht se i dyti ka gjetur hapesire vetem per 22 minuta, i pari ka rene ne sy menjehere fale golit te realizuar kunder Juventusit. Te ky grup futet edhe Kovacic dhe Juan Jesus dhe me kaq e mbyll kete kapitull.

Andrea+Ranocchia

REFUZOI TE SHITEJ ANDREA RANOCCHIA
Kur kete vere flitej per nje shitje te mundshme te Andrea Ranocchia-s, per te marre Dragovic te Bazelit, Mazzarri ishte shume i qarte: Ranocchia eshte nje nga qendermbrojtesit me te mire te kampionatit italian dhe per me teper eshte ne kombetaren italiane”. Keto fjale e kane bindur Morattin te mos e shese tek Manchester United apo Tottenham duke bere qe mbrojtesi te qendroje ne Milano. Me te ne mbrojtje Interi kete vit ka pesuar vetem nje gol.

Esteban+Cambiasso

BESOI AKOMA TEK LOJTARET E VJETER (VECCHIA GUARDIA)
Interi qe fitoi Tripleten nuk ishte e perbere vetem nga djelmosha. Lojtaret eksperte silleshin si padrone. Mazzarri vendosi te rifillonte nga te rinjte, por duke vendosur ne pozicionet kyce dozen e duhur te eksperiences. Shembulli me i fresket eshte Cambiasso. Vitin e kaluar mesfushori argjentinas e nisi si titullar 26 here nen drejtimin e Stramaccionit. Shifra te uleta per te, qe ka luajtur te pakten 30 ndeshje ne nje sezon nga minuta e pare. Deri ne keto momente eshte zevendesuar vetem nje here. Ne sulm si gjithmone, i vetem Palacio, pret Diego MilitonMazzarri po punon mbi te dhe te djelen e shkuar kura i dha frytet e saj, me rikthimin dhe dopieten e tij. Pavaresisht moshes qe ka, 34 vjec, do te kete nje rol vendimtar qe nga ky moment dhe deri ne fund te kampionatit.

Erick+Thohir

MUNGESE INTERESI PER MARREVESHJEN MORATTI-THOHIR
Nderkohe ne kampionatin ne Angli dhe France, pronare te huaj kane hyre ne shoqeri te ndryshme, ne Itali derime tani, i kane rezistuar te gjitha skuadrat ketij ndryshimi, pervec  Rome-s. Interi do te jete klubi i dyte italian qe do ti «dorezohet» sipermarresve te huaj, sa me shpejt qe marreveshja Thohir te mbyllet. Parate e sjella nga indoneziani mund ta cojne Interin ne «kopshtin Eden» futbollistik ne te njejtin nivel me PSG. Mazzarri nga ana e tij nuk eshte interesuar asnjehere per kete marreveshje. I vetmi interesim per te ka qene ne lidhje me fushen dhe asnje gje tjeter. Kjo gje e ka mbajtur skuadren me te forte dhe ne gjendje te punoje ne menyre serioze per te marre rezultate te rendesishme.

Rodrigo+Palacio

ASNJE FRIKE NGA EKIPET E MEDHA
Derime tani Interi i ka koleksionuar fitoret e tij kunder Genoas qe lufton per mbijetese, kunder Catania-s ku u pozicionua e 8 ne sezonin e kaluar dhe kunder nje Sassuolo qe duhet te kuptoje se cfare eshte Serie A. Kunder Juventusit ishte testi i pare dhe i vertete i sezonit. Mbase shume heret per nje ndeshje te tille, por me siguri ka bere qe te kuptoje se nga cfare brumi eshte i perbere skuadra e Mazzarrit. Nqse e rishikojme ndeshjen 2-1 ne shtepi kunder Juventusit, vitin e kaluar, verehet ndryshimi qe ka pesuar ekipi me Nagatomon dhe Jonathan, dominues ne krahet e fushes kundrejt Lichsteiner dhe Asamoah.

festimi i golit kunder sassuolos

HARMONIA E SKUADRES
Humbja e vitit te kaluar ne Angli kunder Tottenham-it, tregoi nje mungese kohezioni te skuadres ne brendesi te Interit. Ne ndeshjen e kthimit, gjerat nuk shkuan ne drejtimin e duhur. Kur Cassano e solli situaten ne barazim me golin e tij duke e cuar rezultatin 3-0, asnje lojtar nuk e ndau gezimin e tij me Andrea Stramaccionin. Trajneri roman, sipas Bleacher Report, dukej si nje adoleshent i ngathet qe i shikonte shoket e tij te luanin futboll nga nje dritare e vogel. Mazzarri, per me teper arriti ti jape forme frymes kohezive te skuadres qe lufton si nje unison per te njejtin objektiv. Mjafton te shikosh golin e shenuar ndaj Juventusit te Icardit, festimet qe jane bere apo se si drejtohet nje ekip per 90 minuta loje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.