Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

753 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Braca zbulon: “Per Coutinhon munda ne merkato Real Madrid. Ja cfare ndodhi: ishte hera e pare…”

Braca zbulon: “Per Coutinhon munda ne merkato Real Madrid. Ja cfare ndodhi: ishte hera e pare…”
Inter Club Staff

Merkato me te vertete qe permban prapaskena te pafundme dhe ndonjehere kur keto prapaskena lidhen me futbolliste qe kane rezultuar te sukseshem, behen akoma me te bukura per tu treguar, edhe pse mund te kene kaluar disa vite. 

Keshtu, dy nga tre golat e realizuar deri me tani nga Brazili ne Boteror, jane realizuar pikerisht nga Coutinho, lojtar i sjelle ne Europe nga Interi.

Pikerisht per kete rast, Marco Branca, ish drejtues sportiv i Interit te Tripletes, ka treguar gjithcka ne La Gazzetta dello Sport se si e zbuloi talentin qe luan tani me Barcelonen tete vite me pare.

Ja fjalet e tij per te perditshmen italiane: 

Image result for coutinho brasil

“Ma sinjalizoi nje shok brazilianin dhe une menjehere dergova te mrekullueshmin dhe te pagabueshmin Casiraghi, shefi-scout i Interit qe humbi jeten vetem pak kohe me pare.”

“Me tha: Eshte fantastik, nxito. E une keshtu nisa menjehere duke udhetuar per ne Brazil qe te negocioja me Vasco de Gama.”

“Ne ate kohe Coutinho ishte vetem 16 vjec dhe ne nuk mund ta teseronim dot. Keshtu shkuam te negocionim me Dinamite, ne ate kohe president i klubit brazilian dhe rame dakort qe ta blinim per 3,8 milione euro dhe pas dy sezonesh ta transferonim ne Europe kur te mbushte 18 vjec, sepse ne Itali nuk lejohej te vinte me i vogel se 18 vjec nga nje vend ekstrakomunitar.”

“Per Coutinhon arrita te mund Real Madrid, ishte hera e pare qe Interi shpenzoi kaq shume para ne historine e saj per nje 16 vjecar. Nuk ishte nje gabim ama. Eshte nje lojtar super i mire dhe nje djalosh me zemer te madhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.