73 views

Branca e pranon: “Belfodil nje lojtar interesant qe e ndjekim”
Juventus dhe Napoli nuk jane larg gjurmeve te Ishak Belfodil (21 vjeç), sulmuesi i Parmas qe ka bere nje sezon te mire ne Serine A, ne 33 takime ka shenuar 8 gola. Marco Branca, drejtori teknik i Interit pranon qe dhe Interi interesohet per lojtarin: “Eshte nje lojtar interesant qe po e ndjekim, por eshte akoma shpejt per te folur konkretisht“. Ish-lojtari i Bolognas eshte vleresuar nga Parma me çmimin 15 milione euro.