Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 11, 2022

Scroll to top

Top

1,039 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Branca: “Gomez dhe Barrientos, gjithcka brenda 10 ditesh. Tifozeve…”

Branca: “Gomez dhe Barrientos, gjithcka brenda 10 ditesh. Tifozeve…”
Xhorxh Gellci

“Gomez dhe Barrientos? Ne qofte se do te kete te reje, do te mund te vijne per nje jave ose ndoshta edhe per 10 dite.” Keto ishin fjalet e Marco Brancas, pergjegjesit kryesor per merkaton e Interit, i intervistuar nga Gazzetta dello Sport per te komentuar zerat per nje takim merkatoje ne Taormina (qytet turistik ne Sicili) me zv. presidentin e Catanias Pablo Cosentino: “Ajo qe me pelqen ta them eshte se me klubin e Catanias raportet jane te shkelqyera dhe kjo eshte ajo qe ka rendesi me shume. Sigurisht Gomez dhe Barrientos jane dy lojtare te shkelqyer qe bien ne sy. Po flasim me drejtuesit e Catanias, se shpejti do te merrni vesh me shume. Ne kete moment nuk mund te them asgje, por sigurisht dicka po leviz. Mazzarri? Pikerisht oret e fundit i kam kaluar urimet e Mourinhos, dhe tekniku i ri eshte pergjigjur duke i uruar fat portugezit per aventuren e tij te re tek Chelsea.”

Branca ka qene ne Taormina per pushime kete jave, per te cilen thote: “Ketu jam vertet mire, si gjithmone. Kam ardhur edhe here te tjera dhe ngelem i mrekulluar nga ky qytet fantastik ku kam takuar edhe shume tifoze te Interit. Atyre u kam thene qe do te mundohemi te ndertojme nje skuader kompetitive.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.