Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

640 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Branca: “Me mua 15 tituj dhe Cambiasso goditja e pare. Gasperini? Faji yne, ja pse. De Vrij? Ju them qe…”

Branca: “Me mua 15 tituj dhe Cambiasso goditja e pare. Gasperini? Faji yne, ja pse. De Vrij? Ju them qe…”
Bujar Berishaj

I intervistuar nga Radio Olympia, ish-drejtori teknik i Interit, Marco Branca ka folur per ndeshjen Lazio-Inter por jo vetem. 

“Ne kete moment nuk eshte se po bej dicka te vecante, por ndihmoj ata qe kerkojne ndihmen time. Nje pune konsulence”.

GASPERINI – “Mendoj qe ka ardhur ne momentin e gabuar. Ishte nje moment i vecante i historise se Interit. Ndoshta kemi ne me shume faje, por besoj qe ajo qe ka penalizuar trajnerin ka qene momenti historik i klubit. Te besh drejtorin sportiv nuk eshte e veshtire, eshte nje pune si te tjerat ku duhet te jesh gjithmone ne kohe, pastaj puna jote vleresohet nga rezultatet”.

DY EKIPET ROMANE – “Besoj qe Tare ka bere pune te mire. Fakti qe i ka dhene me shume kohe disa lojtareve qe konsideroheshin te djegur i ka rezultuar e lehte sepse eshte te Lazio. Per dallim nga Juve dhe Inter ku nuk ke shume kohe. Monchi p.sh u detyrua te shes Salah per shkak te kohes, ndoshta pa ate obligim ai nuk do te shitej ose do te shitej per shifra me te medha. Tare dhe Lazio kane bere pune te madhe, e tregojne rezultatet. Ne klubet e medha ka me pak kohe, por nese ka qetesi nga ana ekonomike dhe asnje palete per t’u respektuar nga niveli i bilancit atehere mund te vendoset me qetesi”.

EKSPERIENCA TE INTERI – “Nuk pendohem asgje per eksperiencen te Interi. Jam krenar per nje eksperience qe me ka bere te fitoj 15 tituj. Lojtari i pare qe kam marre ishte Cambiasso me parametra zero dhe pas tij kane ardhur edhe shume tjeter. Isha i sigurt per kapacitetet e tij, pjesen tjeter ka bere gjithcka ai. Kam vendosur ta marr dhe t’i jap kohen e duhur qe te integrohet”.

LAZIO-INTER – “Nuk e di cfare ndeshje do te jete, por besoj qe nuk do e di askush deri pese minuta para se te filloj. Ka shume variabla ne nivelin fizik dhe psikologjik. Eshte nje sfide qe vlen shume dhe eshte e fundit e kampionatit. Nuk besoj qe mund te thuhet dicka”.

DE VRIJ – “Duhen ditur me mire gjerat sa i perket ketyre situatave, kam lexuar qe Lazio ishte kontaktuar ne mars nga Interi per lojtarin. Besoj se varet nga Lazio nese ai do luaj ose jo. Lojtari nuk mund te vendos asgje. Jane gjera duhet te vendos trajneri bashke me klubin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.