
Branca ne disa fronte. Takim me te derguarin e Anzhit per Guarin.
Direkt nga Sky Sport 24, Gianluca Di Marzio ka treguar edhe nje takim tjeter te Marco Brancas qe deri ne kete moment kishte ngelur sekret. Drejtori teknik i Interit ka qene me pare ne nje hotel te Milanos sot ne dreke: jo vetem per te folur me zevendes presidentin e Catanias per situaten e Matias Silvestres dhe Samuele Longos te cilet pelqehen shume tek Catania. Nderkohe, ne oret e fundit ka takuar edhe nje agjent nderkombetar, Vlado Lemic, i cili ishte prezent edhe ne takimin mes Gallianit dhe Kia Joorabchian per Tevez ne te njejtin hotel.
Lemic, njeri qe eshte kujdesur per transferime shume te rendesishme dhe te bujshem, sipas Sky ka treguar nje interesim nga ana e Anzhit per Fredy Guarin. Pra, del ne drite nje tjeter hipoteze per kolumbianin, me Anzhin te gatshem te investoje shume, megjithese ngelet per tu pare nese Guarin e pranon destinacionin Anzhi. Nderkohe, per mesfushen po leviz dicka dukshem. Sic u kemi thene me pare, Branca ka darkuar me presidentin e Cagliarit per te diskutuar per Radja Nainggolan. Me Cagliarin, raportet jane te shkelqyera, Interi e kerkon seriozisht lojtarin dhe duhet te luftoje me Romen per te arritur tek ai. Duke pritur te reja nga ceshtja Guarin, ku pas Tottenhamit, eshte interesuar edhe Anzhi…