Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

509 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Branca: “Periudha pas Tripletes? U menaxhua cdo gje shume mire. Ai Inter…”

Branca: “Periudha pas Tripletes? U menaxhua cdo gje shume mire. Ai Inter…”
Inter Club Staff

Ish-drejtuesi sportiv i Interit eshte rikthyer te flase per kohen kur ishte ne klubin zikalter.

I intervistuar nga mikrofonat e Sky Sport, Marco Branca ka folur perseri per Interin dhe ka komentuar edhe vitet e tij te fundit ne drejtimin e klubit: “Kinezet? Po kerkojne te kuptojne se ku jane. Per te kuptuar nje italian eshte e veshtire, imagjino persona qe vijne nga vende te largeta. Ne kete moment ata po kuptojne se ku jane.”

A e prisje gjithe kete kohe pa fituar?

“Ekzistojne cikle historik per te gjithe klubet e botes: nuk e shikoj pse Interi duhet te ishte ndryshe nga skuadrat e tjera. Varet nga kendveshtrimet e njerezve: nese dikush do shikoje sa shume tituj u fituan disa kohe me pare… Tani eshte nje moment riorganizimi dhe kjo vlen per cdo skuader.”

Kohet e fundit ishe nje rrufepritese…

“Pergjegjesite jane gjithmone te drejtuesve. Nese kisha faj ne ndertimin e nje skuadre jo ne lartesine e duhur ne 2-3 vitet e fundit, kisha merita te medha edhe disa vite me pare kur fituam gjithcka. Kjo kompeson gjithcka dhe e ka kompesuar tashme. Jam i sigurt qe kam punuar mire, me ndershmeri dhe kapacitet. Jam zbavitur.”

Massimo Moratti dhe Interi i Tripletes?

“Moratti? Kam pasur nderin e madh te punoj me presidentin tim: jam ndjere ne cdo sekond pjese e dickaje te bukur. Interi beri ate qe duhet te bente dhe e beri shume mire duke pare cfare fitoi ne 2010. Duhet marre parasysh qe ajo skuader u ndryshua 6/11 (6 lojtare te rinj ne formacion). Fitoi ate qe u projektua te fitonte. Nen drejtimin tim jane fituar 15 trofe, te gjithe shume te bukur. A mund te drejtohej me mire pas Tripletes? Jo, sepse ne kulmin e kapem ne nje periudhe pa FPF. Klubi duhet te shiste lojtaret e mire te saj per te fituar para per te blere te rinj, por kur shet ata qe kane me shume merkato, do shesesh me te miret tend e keshtu eshte e sigurt qe vitin tjeter nuk ja del dot te jesh ne lartesine e duhur. Nuk ishte mundesia e ndertimit te nje stadiumi: eshte dicka qe do te behet ndoshta shume shpejt. Por jo, nuk shoh ndonje gabim pas Tripletes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.