Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,118 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Branca: “E verteta mbi Sneijder. Paulinho na pelqen. Thohir, Strama, Moratti dhe une…”

Branca: “E verteta mbi Sneijder. Paulinho na pelqen. Thohir, Strama, Moratti dhe une…”
Xhorxh Gellci

Marco Branca flet per gjithcka ne revisten Libero. Jane te shumta temat e prekura, nga merkatoja aktuale deri tek ajo e janarit, me ceshtjen Sneijder dhe blerjet e Schelotto dhe Rocchi. Tani ka nje skuader per tu ndertuar dhe nje trainer i ri: Walter Mazzarri.

Thuaj te verteten Branca, merkatoja eshte hapur plotesisht…

E kam veshtire te pershkruaj periudhen e merkatos: mendohet gjithmone si te permiresohet skuadra. Tani eshte e qarte, kemi hyre ne periudhen zyrtare.

Nje nga objektivat per sezonin e ardhshem?

“Objektivi jone kryesore prej disa sezonesh eshte gjithmone i njejti: te ulim pagat dhe te hedhim bazat per nje skuader kompetitive. Per kete motiv, perpara se te marrim detyra ekonomike duhet te kuptojme mbi cfare baza mund te punojme.”

Por nje ide duhet ta keni krijuar…

“Duhet te mendohet per te shitur. Per momentin dime qe shume pak skuadra bejne merkato te vertete ne hyrje: Monaco dhe Psg ne France, dy spanjollet, disa angleze dhe gjermane.”

Domethene keni disa lojtare ne shitje?

“Ne merkaton aktuale, potencialisht te gjithe jane te diskutueshem. Pastaj ne baze te mundesive do te behen vleresime te trainerit dhe shoqerise.”

Ka ardhur ndonje oferte per keta qe jane ne skuader tani?

“Ndonje po, por nuk them me shume.”

Handanovic?

“Po flasim per nje nga portieret me te mire ne Europe por nuk ka patur asgje konkrete. E njoh shume mire Zubizarreta (drejtor sportiv i Barcelones) dhe nuk kemi folur asnjehere per tratativa te mundshme”

Per pjesen tjeter nese nuk kuptohet si do perfundoje ceshtja indoneziane eshte e veshtire te planifikohet. Meqe ra fjala, ka te reja?

“Une degjoj ate qe thote presidenti im dhe jam ne krah te tij. Per momentin po arsyeton, por nuk ka presion nga asnje ane.”

Ne qofte se do vinin indonezianet cfare do te beje ti? Te shqeteson kjo mundesi?

“Nuk mendoj keto probleme, nuk eshte e drejte ne drejtim te klubit. Mendoj gjithmone per punen e perditshme, dhe te bej gjithmone me te miren me mjetet qe kam ne dispozicion.”

Shume te kane kritikuar gjate ketyre muajve.

“Duke pare se i pranoj gjithmone kritikat, kam nje objektiv te sakte qe me eshte dhene nga klubi: te ul pagat dhe ne te njejten kohe te jemi kompetitive ne garen sportive. Po e ndjek ne menyre konkrete dhe graduale (pagat jane ulur me 48 milion vitin e fundit).

Por ata qe te kritikojne nuk ju behet vone per llogarite. Thone vetem ‘Branca ka gabuar sesionet e fundit te merkatos’.

Ata nuk e kane pergjegjesine tone. Me rregullin e Platini, aspekti ekonomik eshte themelor. Duke i shtuar edhe krizen boterore e detyron shoqerine te kete nje kujdes shume te madh per shpenzimet. E perkthyer, do te thote te behen sakrifica: Per kete nuk eshte i lumtur asnjeri, por eshte nje detyre e rendesishme qe duhet ta pranojme.”

Kjo do te thote te lihet menjane merkatoja ne hyrje.

“Absolutisht jo. Ne 18 muajt e fundit kemi marre lojtare si Handanovic, Palacio, Kovacic, Guarin, Juan Jesus dhe shume te tjere. Duke punuar ne kete menyre kemi krijuar bazat per fitimin e 15 trofeve, te fituar edhe nga lojtare si Cambiasso (ardhur me shpenzime 0), Julio Cesar(0), Maxwell(0), Maicon (6.5 milion), Ibra (25), Vieira (10), Samuel (15), Milito e Motta (18+5 lojtare), Pandev (0), Lucio (5), Sneijder (15), Eto’o (i ardhur me 50 milion shtese ne kembim te Ibras dhe i rishitur per 22). Do te thoja se dicka te mire e kemi bere, apo jo?”

Por tani eshte gjithcka me e komplikuar, te ardhurat jane ulur, tratativat jane te veshtira…

“Ajo qe ka ndryshuar ne sezonet e fundit, pervec kujdesit per shpenzimet per kartonin dhe pagat, eshte “koha” kur behet merkato. Nuk mund te “sulmojme”, duhet te presim kohen me te mire per te marre cmimin me te pershtatshem.”

Ka nga ata qe thone se Branca ka treguar se nuk eshte nje drejtues ne gjendje te kontrolloje nje buxhet te reduktuar.”

“Ne futboll mund te pohohet gjithcka dhe e kunderta e gjithckaje: realiteti eshte qe ka momente dhe cikle. Duhet ditur te mbeshtetet klubi ne momente fantastike dhe ne momente te veshtire.”

Por ky vit ka qene nje katastrofe.

“Me pak fat mund te ishim me kompetitive. Ndryshimin e kane bere sasia e demtimeve ne fund te kampionatit.”

Sneijder ju ka sulmuar shume rende.

“Kemi blere Wesleyn kur ishte jashte projektit te Real Madrid. Me ne ka fituar menjehere dhe i ka shkuar afer Topit te Arte. Ai e di cila eshte e vertata. Per Sneijder ne realitet nuk kemi marre asnje oferte zyrtare pervec Galatasarayt. Pas Tripletes nuk ka patur asnje oferte. Ne ishim te kenaqur aq sa kemi diskutuar zgjatjen e kontrates. Veren e shkuar Wesley eshte prezantuar ne pregatitjen verore i holle, ne forme, i motivuar dhe si kapiten i kombetares. Eshte demtuar kunder Chievos. Ne dhjetor i kam kerkuar nje takim per ceshtje te lidhura me kontraten e tij: doja te diskutoja per nje ulje te mundshme page. Do te fitonte dicka me shume (per nje kohe me te gjate) por ne te njejten kohe do te lehtesonte gjendjen ekonomike te klubit. Nuk e ka pranuar takimin, por ishte e drejta e tij.”

Dhe ju e keni “turperuar” perpara gjithe botes.

E them edhe njehere, ishte e drejta e tij, por nga ana tjeter ishte dhe e drejta jone te komunikonim se per arsye ekonomike nje nga lojtaret tane me te mire ishte ne merkato. Fale atij komunikimi ka avancuar nje shoqeri konkrete dhe korrekte: Galatasaray. Ata kane kenaqur kerkesat tona dhe ato te Wes. E kemi shitur per 7,5 milion dhe ne fund kemi bere nje perfitim te vogel.”

Do te benit te njejten gje me lojtare te tjere?

“Dikush eshte ulur ne tavolinen tone, dhe te tjere kane ndermend ta bejne.”

Dhe Mazzarri?

“Flasim perdite”

Flisni per lojtare ma merr mendja.

“Pervec te tjerash per “ide lojtaresh” Jemi dakord per gjithcka, mbi llojin e lojtareve qe i sherbejne Interit per tu kthyer kompetitiv. Pastaj, e natyrshme, shpresojme tja dalim ta kenaqim edhe me emra.”

Paulinho eshte nje objektiv?

“Eshte e kote te bejme emra ne kete moment. Eshte nje lojtar qe na intereson por tani duhet te mendojme vetem per te reduktuar skuadren”

Per Stramaccionin cfare me thua?

“Ka bere maksimumin, per fat te keq jane gjera qe ndodhin.”

I keni caktuar tashmë objektivat e Interit për sezonin e ardhshëm?

“Nuk kemi limite, por pa qene te obsesionuar nga pozicioni ne klasifikim. E perserit: Duam te kthehemi kompetitive, fakti qe do te bejme vetem Kupen dhe Kampionatin na ndihmon.”

Disa thonë se marrëdhënia e juaj me Morattin është ftohur nga viti i kaluar?

“Të gjithë mund të flasin cka të duan, unë nuk e ngarkoi veten me këto probleme. Unë bëj këtë punë që 30 vjet dhe unë e di që sot mund të jam këtu e nesër jo. Unë gjithmonë jap më të mirë për ekipin dhe përpiqem ti arrij qëllimet tona. Kritikat duket të bazohen në fakte konkrete dhe jo në inat.”

Ne nje nga 12 pyetjet, tifozet pyesin: “Pse ata qe e lene Interin flasin mire per Morattin dhe keq per shoqerine?”.

Te gjithe ata qe flasin keq kur largohen dhe vendosin gishtin mbi dike, i harrojne te gjitha buzeqeshjet dhe falenderimet ne firmosjen e kontrates. Duke thene kete, Interi vjen para cdo diskutimi personal. Edukimi dhe respekti ne cdo rast nuk duhet te harrohen.”

Ne qofte se ju pyes per Rocchin, Livajan dhe Schelotto?

“Per Rocchin kemi shpenzuar 300 mije euro dhe ka bere me shume se c’duhet te bente. Tratativa Livaja-Schelotto ka lindur nga nje kerkese precize e trainerit: donte nje lojtar krahur te djathte sulmi. Kemi kombinuar rritjen e nje lojtari tone me nevojen per te ulur cmimin e Schelottos. Pastaj per fat te keq kane ardhur demtimet…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.