Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

358 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Branca zbulon: “Ja si u be shkembimi Ibra-Eto’o: Barca donte te na jepte edhe nje lojtar tjeter.”

Branca zbulon: “Ja si u be shkembimi Ibra-Eto’o: Barca donte te na jepte edhe nje lojtar tjeter.”
Inter Club Staff

Ka pasur nje interviste te gjate te dhene nga Marco Branca diten e sotme ne te perditshmen italiane, Libero. 

Ish-drejtori sportiv i Interit ka folur per shume gjera, por ne kete artikull do te ndalemi tek fjalet e thene nga ai per tratativen Eto’o-Ibrahimovic me Barcelonen, nje nga me tratativat me historike ne Europe.

“Per te luajtur tek Interi duhet te jesh i bindur dhe i lumtur 100% dhe Zlatan kishte ardhur te na thoshte te gjitheve se nuk kishte me qetesine e nevojshme.”

“Eshte nje djalosh me nje karakter te madh, ben humor, shume korrekt, e kemi pritur, degjuar dhe i kemi krijuar situaten ideale per ne dhe per ate.”

“Kjo sepse ne ate moment aspirimi i tij ishte te shkonte tek Barcelona dhe te provonte nje futboll te ri dhe ajo Barcelone ishte nje thirrje e madhe per te.”

“Te mos e mohojme. Ne ate kohe ata ishin skuadra me e forte ne bote dhe ishte Interi ajo qe e zbriti nga froni.”

“Marreveshja u konkretizua shume shpejt sepse ne e ndiqnim prej kohesh kamerunasin Samuel Eto’o.”

Prej sa kohes e ndiqnit?

“Prej dy vitesh kisha mardhenie me agjentin e tij dhe disa kontakte. Jane gjera qe ndertohen nga larg, jo aty per aty.”

“Kamerunasi ka treguar per Gazzetta dello Sport se “Mourinho me dergoi nje foto te bluzes zikalter me nje numer 9 duke i shkruar: “Eshte e jotja: te pret”.

“Ka qene nje assist qe mungonte per ta bindur lojtarin, sepse une me Samuel kisha folur disa here te ndryshme dhe ai ishte shume i intriguar nga ideja per te ardhur ne Milano.”

“Keshtu, ne pjaten tone ishte Ibra, kurse ne pjaten e tyre ishte Samuel, 45 milione euro dhe nje lojtar tjeter qe na ofroi Barcelona.”

“Behet fjale per Hleb. Ai u vleresua nga ne dhe Barcelona me 5 milione euro por ai nuk pranoi te vinte tek Interi ne ate kohe.”

“Keshtu, ne fund e shitem Ibrahimovic per Eto’o dhe 50 milione euro.”

“Sa keq qe Zlatan Ibrahimovic me pas u gjend shume keq me Guardiolen tek Barcelona dhe per kete me vjen me te vertete keq.”

Kjo ka qene nje copez e intervistes se Marco Branka per Libero, nje interviste e gjate qe do te mundohemi ta sjellim ne shqip tek te gjithe lexuesit e Inter Club Albania gjate mbremjes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.