Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

726 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Brozovic flet i pari: “Goli? Nuk me intereson aspak. Me mire te fitosh se sa nje gol. Conte? Duket dora e atij njeriu.”

Brozovic flet i pari: “Goli? Nuk me intereson aspak. Me mire te fitosh se sa nje gol. Conte? Duket dora e atij njeriu.”
Inter Club Staff

Ai e ka vazhduar pikerisht aty ku e ka lene sezonin e shkuar ku ishte nje protagonist absolut ne Interin e Spallettit.

Po flasim per Marcelo Brozovic qe ka shenuar nje gol te mrekullueshem diten e sotme ndaj Lecces dhe ka ndihmuar Interin drejt fitores.

Edhe njehere ka qene ai regjizori i mesfushes se Interit por kesaj radhe e ka ndare kete rol me Stefano Sensin.

Menjehere pas ndeshjes, Marcelo ka folur per Inter TV dhe keto kane qene fjalet e tij te para: “Fitore e bukur 4-0. Mbase ne 15 minuta e para kemi gabuar pak si shume pasim.”

“Por me pas ndeshja vazhdoi perpara dhe jemi rritur me kalimin e minutave. Kemi merituar plotesisht kete fitore. Goli? Nuk me intereson aspak. Me mire te fitosh se sa te shenosh gola.”

“Perqafimi? Jemi te gjithe te zotet dhe djemte kur shenon gol gezohen shume per mua. Do te thote qe jemi te gjithe te lumtur.”

“Conte? Duket ne fushe dora e atij njeriu. Ne aty bejme ate qe kerkon ai, duhet dhene 100% qe ai te jete i kenaqur.”

“Duhet te luftojme tani dhe te vazhdojme perpara. Largesia ndaj Juves dhe Napolit? Shpresoj qe ta beje Interi rikthimin dhe te mos kete me asnje diference.”

“Duhet te shohim menjehere tek ndeshja e radhes ndaj Cagliarit. Duhet te fitojme gjithmone, nuk ka asnje mendim tjeter ne koken tone.”

“Prezenca e tifozeve ne San Siro? Kishte me te vertete shume tifoze sot, mund te them vetem faleminderit te gjitheve. Shpresoj qe ne ndeshjen e radhes te kete akoma me shume tifoze.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.