Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

544 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Brozovic ka cmendur tifozet e Interit ne ballkan me nje gjest te mrekullueshem: ja per cfare behet fjale!

Brozovic ka cmendur tifozet e Interit ne ballkan me nje gjest te mrekullueshem: ja per cfare behet fjale!
Inter Club Staff

Interi ka tifoze ne cdo pjese te botes. Ne keto ore nderkohe, tifozet e Ballkanit kane pasur nje motiv me shume krenarie per te falenderuar Marcelo Brozovic.

Lojtari zikalter ka marre vesh nga tifozet e Interit se nje vajze ishte ne nevoje per nje operacion te rendesishem.

Per kete arsye, per te ishte krijuar nje faqe per ta ndihmuar dhe per te mbledhur para per te nepermjet gofundme per te kerkuar nje donacion nga personat qe mundeshin ta ndihmonin.

Mesfushori zikalter sapo e ka marre vesh ka pyetur se ku duhet ta beje donacionin dhe e ka kryer ate menjehere.

Pasi ai ka kryer kete gje, faqja e krijuar per vajzen e habitur por edhe falenderuese ne te njejten kohe ka publikuar foton me donacionin e Marcelo Brozovic.

Edhe fale donacionit te Brozovic keshtu, qe ishte me i larti per kete kauze, vajza ka arritur te operohet ne kohe.

Tifozet nderkohe jane cmendur pas gjestit te Brozos dhe e kane mbushur postimin me duartrokitje dhe me komente teper te bukura.

Vajza qe eshte operuar ka dhene edhe nje deklarate qe eshte postuar nga mediat vendase maqedonase.

“Jam shume e emocionuar dhe e lumtur. Nuk e ndjek futbollin, nuk kam degjuar te flitet ndonjehere per te, por i jam shume mirenjohese per kontributin e tij.”

“Ne cdo rast, pasi kam pare reaksionin e te dashurve te mi, e kam kuptuar se behet fjale per nje lojtar te mire dhe popullor, ashtu si eshte edhe nje person i mire dhe human.”

“Mund ti them vetem faleminderit qe me ka permiresuar jeten.

Thjesht Epic Brozo. Asgje me shume.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.