Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

582 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Brozovic: “Kam transformuar fishkellimet ne duartrokitje, jam i lumtur te Interi. Roli im? Ju shpjegoj…”

Brozovic: “Kam transformuar fishkellimet ne duartrokitje, jam i lumtur te Interi. Roli im? Ju shpjegoj…”
Bujar Berishaj

Nga grumbullimi i Kroacise, ne nje interviste per Vecernji, ka folur mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic. Nga e tashmja deri te e ardhmja e afert, me dashurine per ngjyrat zikalter. Keto jane fjalet e tij.

“Sezoni ka qene me te vertete i gjate, por tani kam forcen per te perballuar Boterorin. Brazili? Jemi shume teknik, do te me pelqente te luaja kunder Neymar. Ne Rusi do te shkojme duke menduar ndeshje pas ndeshje”.

Duke folur per sezonin e fundit Marcelo ka thene: “Ky eshte sezoni me i mire deri tani. Ne poziten time natyrale, kam luajtur dhjete ndeshjet e fundit dhe kam qene shume mire. Jam i lumtur”.

“Ka pasur dicka rreth transferimit ne Spanje, pastaj ne diten e fundit nuk me kane lene te shkoj. Kam vazhduar te stervitet, trajneri me ka dhene nje mundesi dhe e kam shfrytezuar. Shpresoj te qendroj te Interi sepse gjithcka eshte fantastike”, ka thene Brozovic rreth anulimit te transferimit te tij ne Spanje gjate merkatos se janarit. Kurse sa i perket pjeses me tifozet ai ka thene:

“Me tifozet ishte e veshtire por kam thene qe do jepja maksimumin ne cdo ndeshje dhe keshtu duartrokitjet kane zevendesuar fishkellimat”.

“Nje Marcelo i ri me lindjen e vajzes sime? Po, jam shume i lumtur. Kur dal nga stervitja dhe e shoh me jep forcen per te luftuar akoma me shume. Me ka qetesuar, tani pervec se per darke me gruan nuk dal shume. Kaloj me shume kohe ne shtepi me familjen”.

I pyetur rreth raportit me Spallettin ai ka shtuar:

“Mendonte qe mund te jepja me te miren edhe ne role tjera. Dhe pastaj, ne ndeshjen me Napolin, me ka vene ne poziten time natyrale, edhe pas lendimit te dy-tre lojtareve. Pas asaj ndeshje, kam luajtur deri ne fund te sezoni”.

“Champions League? Eshte per klubin, tifozet, skuadren, jemi te lumtur. Eshte nje enderr te luajme aty. Juve? Mund te nderprejme dominimin e tyre, me 2-3 perforcime. Shpresoj qe kjo do te ndryshoj”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.