Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

597 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Brozovic me surprizen e radhes per fansat: “Ja sekreti i numrit 77 dhe arsyeja pse e kam zgjedhur…”

Brozovic me surprizen e radhes per fansat: “Ja sekreti i numrit 77 dhe arsyeja pse e kam zgjedhur…”
Inter Club Staff

Vazhdon aktiviteti teper i madh i Marcelo Brozovic neper rrjete sociale.

Ai e ka rritur shume prezencen e tij ne Twitter dhe sidomos ne Instagram qe prej kohes kur eshte rikthyer te luaje ne nivele te larta edhe ne fushe.

Pak per merite te tijen e pak per merite te Spallettit qe arriti ti gjente pozicionin ideal ne fushe, Marcelo Brozovic eshte rilindur dhe u be dy muaj tashme qe luan ne menyre konstante nje futboll teper cilesor duke mare te gjithe skuadren per dore.

Mungesa e tij beri qe Interi te ishte si pa busull ne ndeshjen ndaj Atalantes kur kroati mungoi per shkak kartonash.

Por le te rikthehemi tek prezenca e tij neper rrjete sociale.

Marcelo sot ka postuar dicka zbavitese ne Instagram ku ka dashur te zbavise edhe fansat e tij qe per hir te vertetes jane shume aktiv me komente.

Brozo ka tentuar te shpjegoje se pse ka zgjedhur numrin 77 kur ka ardhur tek Interi ne 2015.

Ja cfare ka shkruar ai:

“Shume me pyesin se perse kam zgjedhur numrin 77 kur erdha tek Interi.”

“Eshte shume e thjeshte. 11 ishte numer i zene dhe zgjodha 77 sepse ne pamje te pare ngjason me 11”, ka treguar duke bere shaka kroati.

E me pas ka shtuar gjithashtu ne fund: “EpicBrozo ben vetem gjera EPIKE.”

Nderkohe, ky ka qene edhe postimi ne instagram:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.