Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 21, 2019

Scroll to top

Top

1,153 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Brozovic: “Vitin e ardhshëm do të jemi një nga dy skuadrat e para. Tani dua…”.

Brozovic: “Vitin e ardhshëm do të jemi një nga dy skuadrat e para. Tani dua…”.
Rinor Sopaj

Marcelo Brozovic nuk ishte në Volkswagen Arena në ndeshjen kundër Wolfsburgut pasi që nuk u përfshi në listën UEFA. Të nesërmen (sot) pas humbjes lojtari kroat u përgjigj pyetjeve të tifozëve zikaltër në Twitter.

Pse e zgjodhe numrin 77?
“Gjithmonë e kam pasur pas shpine numrin 11 por në Dinamo ishte i zënë, pastaj e zgjodha atë numër i cili kishte formën më të ngjashme”.

Në cilin rol në mesfushë e ndjeni veten më së miri?
“Brenda në të majtë ose në të djathtë”.

A është e vërtetë që Lampard është modeli juaj në fushë?
“Po është e vërtetë inspirohem nga ai, më pëlqen se si luan”.

Inter për mua është nder, zemër e dashuri për fanelën, po për ty? Përshkruaje me tri fjalë!
“Nder, dicka unike, i mrekullueshëm. Luaj me zemër”.

Kur keni ardhur tek Inter cfarë keni menduar?
“Ishte një obiektiv i imi që të luaj në një klub të madh, kam realizuar një ëndërr”.

A do të doje ta fitoje Scudetton nëse po, pse?
“Po, por jo vetëm kampionatin, edhe Champions. Luaj për të fituar!”

A do ta fitojmë Europa League këtë vit? A mendon se do të jemi garues për Scudetton e vitit të ardhshëm?
“Sigurisht, mundemi, nëse luajmë mirë. Mendoj se vitin e ardhshëm do jemi një nga dy skuadrat e para”.

Ku dëshiron të arrish me Interin?
“Të fitoj gjithcka që është e mundur”.

Para se të arrije tek Inter, a e prisje gjithë këtë hapësirë për të luajtur që po ta jep Mancini?
“Po, për këtë kam ardhur këtu”.

Përshëndetje Marcelo, si je ambientuar në Milano? A të pëlqen qyteti?
“Po ndjehem me të vërtetë mjaft mirë, sikur të kisha dhjetë vitë këtu. Po kënaqem!”

Pas humbjes së djeshme, a mendoni se skuadra mund ta bëj “mrekullinë” të enjten?
“Do të jetë e vështirë në cdo rast, shpresoj që do të fitojmë, duhet të japim gjithcka që të kualifikohemi”.

Si do ta vlerësoje sezonin e Interit në qoftëse nuk e arrini Europa League?
“Duhet ta arrijmë Europa League”.

Si është të kalosh nga kampionati kroat, në kampionatin italian? Mënyra e lojës ka ndryshuar?
“Për sa më përket mua nuk ka ndryshuar asgjë, këtu punohet në taktikë është një situatë e ndryshme”.

Cfarë mendoni për Mancinin?
“Më pëlqen si trajneri dhe si njeri, sepse bën dialoge me lojtarët”.

Me cilët bashkëlojtar lidhur më shumë?
“Handanovic, Kuzmanovic, Vidic, Kovacic, me ata të cilët flasin gjuhën time”.

A është një përparësi që e keni gjetur një bashkëlojtar nga kombëtarja si Kovacic për t’ju lehtësuar ambientimin?
“Po sepse më ndihmon për ndonjë gjë”.

Cfarë mendoni për kapitenin Ranocchia?
“Për mua është mbret, është më i miri!”

Për mendimin tënd, gjyqtarët italian janë më të ashpër sesa ata kroat?
“Po, janë pak më të ashpër”.

Cila është pika jote e referimit në fushë?
“Natyrisht Kovacic!”

Cfarë cmoni më shumë nga futbolli italian në këtë pjesë të dytë të sezonit?
“Më së shumti më kanë pëlqyer mbështetësit!”

A mendoni se së bashku me Kovacic mund të dominoni në mesfushë?
“Po, kur do të luajmë bashkë me siguri që po!”

Prapaskena më simpatike në botërorin e luajtur në Brazil?
“Ceremonia e hapjes së botërorit ishte shumë e bukur me Jennifer Lopez që këndonte. Mirëpo në fushë nuk na shkoi mirë”.

Për mua je një blerje e shkëlqyer e Interit. Cfarë ka ndryshuar, respektivisht nga paraqitjet e para?
“Unë e bëj gjithmonë më të mirën që mundem, kërkoj të jap maksimumin ndeshjet shkojnë si shkojnë”.

Cilin talent kroat do ta këshilloje si blerjen e ardhshme?
“Drejtori sportiv Ausilio, nuk ka nevojë për këshilla, por do të thosha Coric”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.