Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

386 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bucchioni habit me deklaraten e tij: “Nese Eriksen nuk do te binde dot Interin, Marotta ka menduar qe…”

Bucchioni habit me deklaraten e tij: “Nese Eriksen nuk do te binde dot Interin, Marotta ka menduar qe…”
Inter Club Staff

Gjate editorialit te tij te gjate per TuttoMercatoWeb, Enzo Bucchioni, gazetar i njohur italian ka folur per merkaton e Interit.

Ai eshte ndalur te flase per merkaton hyrese dhe dalese te zikalterve duke prekur edhe mjaft tema te tjera.

“Interi neser rinis gjithcka nga Napoli dhe te gjithe prozhektoret do te jene tek nje emer: Christian ERiksen.”

“Eshte e vertete qe prej muajsh flitet per Lautaron, por situata e argjentinasit eshte e qarte: nese Barcelona do te paguaje klauzolen 111 milione euro, ai mund te largohet.”

“E mbase nje mundesi per tu larguar do te gjendet. Por eshte me e veshtire te kuptohet se cfare do te ndodhe me Eriksen qe ne javet e tij te pakta si zikalter ka pasur shume veshtiresi.

Futbolli Italian nuk ben per te apo edhe nje top player ka nevoje per kohe qe te ambientohet ne Serie A?”

“Une do te thoja qe eshte e dyta, por Interi nuk mund te prese ne pafundesi per te enderruar nje te ardhme me te mire.”

“Eriksen ka trembedhjete ndeshje perpara per te fituar zemrat e te gjitheve duke filluar nga Antonio Conte.”

“Por qendroni te qete, sepse per nje lojtar te tille qe Interi ka shpenzuar vetem 20 milione euro, keto para fitohen menjehere.”

“Ne kete rast, Marotta ka menduar qe nese lojtari nuk do te pershtatet do te kerkohet nje sistemim sa me i mire i tij dhe plusvalenca do te ishte me te vertete e jashtezakonshme duke pare sa mund te kushtoje ai ne merkato… Normalisht ky sistemim do te behej vetem nese lojtari do te ishte dakort.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.