Buffon: “A me mungon ndopak Icardi? Jo, aspak. Sa here me shikonte me fuste…”
Ai sot luan ne Paris, tek skuadra e sheikeve Paris Saint-Germain dhe eshte titullar atje.
Po flasim per Gianluigi Buffon, lojtari italian qe u largua nga Juventusi ne fund te sezonit te kaluar per tu transferuar ne Ligue 1.
Buffon ka qene i ftuar dje tek emisioni i njohur italian Tiki Taka ku si opinioniste punon edhe Wanda Nara, gruaja e Icardit te cilin Buffon e permendi gjate intervistes se tij me nje batute.
“Ndeshja me Real? Ato fjale pas ndeshjes ishin te ekzagjeruara. Menjehere dy ore pasi i thashe e kuptova qe e kisha ekzagjeruar por ne ate moment nuk munda te thoja fjale te tjera.”
“Nese neser do te ndodhte e njejta gje, do te thoja te njejtat gjera.”
“Sipas meje do te ishte nje nga gjerat me te bukura ne futboll ti tregonim njerezve te sportit ate 0-3 ne Madrid e nese do te kishim kaluar ne do te ishte dicka fantastike.”
“Nuk e them qe nuk ishte penallti, them qe ishte nje situate e dyshimte. Nje arbiter me nje eksperience tjeter nuk e ben ate lloj zgjedhje 1000×1000.”
“Ky eshte mendimi im dhe nuk mund ta ndryshoj dot, keshtu i mendoj une gjerat.”
Me pas Buffon flet per Serie A dhe i pergjigjet pyetjes per Icardin.
“A me mungon ndopak Icardi? Jo, aspak. Sa here qe me shikonte me fuste gol.”