Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

692 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare po ndodh? “Permbyset totalisht situata e nje lojtari ne skuader: ai tashme shihet vetem si…”

Inter, cfare po ndodh? “Permbyset totalisht situata e nje lojtari ne skuader: ai tashme shihet vetem si…”
Inter Club Staff

Ne muajin e fundit, Interi, bashke me marrjen e vendit te pare ne klasifikim, ka pare edhe nje ndryshim te rendesishem ne brendesi te saj.

Hirarkite ne mesfushe kane ndryshuar. Me sa duket, ai qe e ka pesuar ne menyre te drejteperdrejte, ka qene Arturo Vidal.

Mesfushori kilian ne fakt ka ardhur ne Milano pas nje ndjekje te gjate qe ka zgjatur me vite, por ne idete e Contes ai duhet te vinte per te sjelle nje mentalitet fitues ne skuader.

Por me pas, per faj te nje sprinti te Eriksen, por edhe te disa problemeve fizike dhe karakteriale, ish-lojtari i Barcelones ka perfunduar ne pankine.

Vidal gjithesesi mbetet nje element i rendesishem dhe qendror ne projektin e Contes, por ashtu si shkruan Tuttosport, tashme eshte i therritur ne kauze per te dhene me shume nese do ta fitoje perseri vendin ne formacion.

“Ai pelqehet, ndiqet, dhe ne fund blihet. Por edhe pse eshte i preferuari i teknikut, Conte ashtu si e ka thene, nuk sheh njeri nga emri mbi fanelle por vetem nga kembet.”

“Nga nje titullar i padiskutueshem, sot Vidal eshte lojtari i 12 i Interit. Por ai eshte nje njeri shume i rendesishem per Conten, qe duhet gjithmone aty.”

“Nuk eshte nje sekret qe tekniku e vlereson shume Vidal dhe se raporti i te dyve eshte shume i sinqerte.”

“Madje e gjitha kjo, mund te ndihmoje Vidal per tu rikthyer ne forme, por ajo qe ka rendesi, ne formacionin e Interit nuk ka asnje “te nenes” apo “te njerkes”.

“Vidal mbetet nje i preferuar i Contes, eshte nje fakt. Por sot, fale edhe demtimit te kilianit dhe rritjes eksponenciale te Eriksen, hirarkia ne mesfushen e Interit ka ndrushuar.”

“Me danezin, qe paraqitje pas paraqitje, ka fituar rolin e titullarit, ai ka detyruar Conten qe te ule ne stol Vidal.”

“Por asnje lufte: Vidal e di qe do te kete vend edhe per te dhe Eriksen e di qe do te kete ndeshje ku dikush tjeter mund te preferohet perpara tij.”

“Gjithesesi, fakti eshte se eshte permbysur totalisht situata e nje lojtari si Vidal ne skuader: ai tashme shihet vetem si zevendesuesi i pare i mesfushoreve. Me vone, si dihet…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.