Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,503 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Buffon zbulon: “Tek Interi kam shume qef nje lojtar ne vecanti. Per Scudetton mendoj se favorite eshte…”

Buffon zbulon: “Tek Interi kam shume qef nje lojtar ne vecanti. Per Scudetton mendoj se favorite eshte…”
Inter Club Staff

Gianluigi Buffon ka dhene diten e sotme nje interviste per La Stampa dhe ai eshte ndalur ne disa tema te ndryshme.

Keshtu, ish-kapiteni i Interit nder te tjera ka folur per favoriten e tij per Scudetto por edhe per te preferuarin e tij tek Interi.

Buffon, si ndalet koha?

“Sekreti eshte qe te ndjesh brenda krenari, deshire per te qene special. Nuk kam dashur asnjehre te ngjaj i zakonshem.”

Per Scudetton shikon nje gare me tre apo kater skuadra?

“Po shohim nje kampionat shume te pazakonte. Zakonisht nje skuader dominon nga fillimi dhe te tjerat mundohen ta ndalojne.”

“Ajo qe po dukej se po dominonte ishte Inter por pati shume hapa bosh. Gjithesesi duke fituar ne Torino jane kthyer perseri dhe e shoh favoriten numer nje tani.”

Juventusi humbi nje shans…

“Nese do te kishin fituar, gjithcka do te ishte kthyer nga ana e tyre. Por ky eshte kampionati i pendesave te medha.”

“Edhe Atalanta me ritmin e sezoneve te kaluara mund ta kishte provuar ta fitonte kete vit Scudetton por kete vit nuk jane ne ate nivel.”

Kush jane sulmuesit qe te bejne me shume pershtypje sot?

“Vlahovic per mua eshte dominan per fizik, kualitet dhe inat. Por me pelqen edhe Zapata. Nderkohe, tek Interi me pelqen me shume Lautaro.”

“Pastaj Ibrahimovic qe ne moshen 40 vjecare mund te fitoje perseri i vetem eshte dicka qe i ben mire syve…”

Dybala do te largohet nga Juventusi…

“Nuk e prisja, por klubi eshte treguar e sinqerte. Direkte. I ka shpjeguar se nuk eshte me funksional per projaktin e ri.”

“Nuk i kane rinovuar kontraten por nuk mendoj se ka njeri qe e konsideron te dobet apo skarco. Paulo atje ku do te shkoje do te beje gjera te medha.”

“Por nuk do te thote se Juventus ka gabuar me te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.