Burdisso: “Inter-Barca, cfare ndeshje! Barca me eksperte, por pa Messin ndeshje e barabarte”
Nicolas Burdisso, ish mbrojtesi i Inter-it, nuk ka shume qe ka dale ne pension. I intervistuar nga Radio Marca, ish zikaltri ka folur per ndeshjen ne mbremje kunder Barcelone-s:
“Do te jete nje ndeshje e bukur, Inter-i do e respektoje Barcelone-n me pak sesa ka treguar ne Camp Nou, eshte nje moment i mire per te pare se ne cfare pike ka arritur Inter-i. Pa Messi-n, 50% mundesi per secilin klub te fitojne ndeshjen”.
EKSPERIENCA – “Shume here, kete lloj ndeshje jane humbura perpara se te luhen dhe eshte nje gabim qe mbase Inter-i e ka bere. Ka shume lojtare qe po luajne Champions League per here te pare. Barcelona eshte mesuar qe te luaje keto lloj ndeshjesh”.
MESSI – “Cfaredolloj vendimi te marre Messi do te shkoje shume mire. Qartesisht gjeja me e mire eshte te kthehesh kur ta ndjeje serish nevojen per te veshur bluzen e Kombetares mbas shume hapash fals. Besoj se shume shpejt do te kthehet ne Kombetare. Tashme eshte e drejte te lihet ne pushim”.
RONALDO – “Kam mbetur i surprizuar nga vendimi i Cristiano Ronaldo-s. Kampionati italian duhet akoma te rritet per te arritur kampionatin spanjoll. Ne Spanje jane tre ekipe qe luftojne per kampionatin, ne Itali mungon nje kundershtar i Juventus-it”.