Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,188 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bye bye Candreva, Inter e ka vendosur, deshiron ta zevendesoje: ja te gjithe emrat e mundshem

Bye bye Candreva, Inter e ka vendosur, deshiron ta zevendesoje: ja te gjithe emrat e mundshem
Inter Club Staff

Nje mbrojtes krahu (nese nuk do te arrihet Cancelo) nje mesfushor me peshe, nje trekuartist nese Rafinha nuk qendron dhe mbi te gjitha, nje sulmues i krahut te djathte. 

Duket se Interi e ka vendosur tashme: deshirojne te shesin Candreven pas nje sezoni shume poshte pritshmerive nga italiane.

Pikerisht per kete gje ka shkruatur sot Tuttosport e cila zbulon edhe alternativat ne sulm.

Per te gjetur lojtare titullar verdalle neper Europe, Interi do te tentoje gjithcka. Sidomos kur mendohet se zikalterit do te heqin dore perfundimisht nga Candreva i cili mund te dale jashte projektit zikalter: ose do te shitet ose do te kthehehet ne nje rezerve luksi per Spallettin.

Endrra e pare per Interin quhet Ryad Mahrez i Leicester. Ne kete moment duket se City deshiron te paguaje 70 milione per te, por keto zera deri tani kane dale te pavertete. Interi e pelqen shume, por cmimi eshte shume i larte i lojtarit. Vetem nese FPF goditet me ndonje super sponsor, ne kete menyre zikalterit do te arrinin tek ai.

Image result for mahrez leicester

I dyti eshte Thauvin nga Olympique Marseille, ky i fundit mbase vleresohet po aq sa alegjeriani por duke qene se skuadra e tij nuk e kapi dot Champions League, mund te kerkoje te shitet dhe vlera e tij te bjere ndjeshem. Ausilio e ka ne listen e tij te gjate edhe francezin.

Emer tjeter eshte ai i 18 vjecarit Marlos Romero Bonfim i cili vjen nga nje sezon shume i mire ne 17-18 me Shakhtar Donetsk ku ka shenuar plot 22 gola si sulmues krahu. Spalletti deshiron njerez me eksperience dhe ai eshte i tille.

Tjeter emer qe po ndiqet nga afer prej vitesh tashme, eshte ai i Erick Lamela. Cdo vere flitet per te dhe nje transferim te mundshem tek Interi, por kjo tratative nuk eshte cuar asnjehre ne port.

Me pas, nese hedhim syte ne Serie A, jane dy lojtare te tjere qe pelqehen nga Interi.

I pasi eshte Politano i cili eshte edhe favoriti i momentit per tu transferuar tek Interi duke pare sezonin e mire me Sassuolon por edhe vleresimin e Spallettit dhe Auslios per te.

Ndersa emri i dyte eshte ai i Verdit i cili ka shkelqyer me Bolognen ku ka shenuar shume por ka ndihmuar edhe shoket me assist. Ai do te ishte perfekt ashtu si Politano edhe per listen UEFA. Per me shume, me klubet italiane mund te behet per ta nje operacion alla-Skriniar ku ne kembim jepen lojtare te rinj te primaveres dhe keshtu nuk peshojne ne bilancin e FPF.

Por eshte edhe nje emer i ri ne kete liste: behet fjale per Nicolas Gonzales i Argentinos Juniors, edhe ky lojtar qe gjuan me kemben e majte qe mund  te luaje si sulmues krahu por edhe sulmues, eshte argjentinas por po pret pashaporten italiane. Mund te jete nje profil interesant per Interin e ketij momenti.

Related image

Se kush do te jete i perzgjedhuri, ne kete moment nuk dihet. Por gjeja qe eshte e sigurt, eshte se Interi eshte ne kerkim te nje profili te tille: sulmuesk krahu i djathte por qe gjuan me te majten dhe di te dribloje mire por edhe te shenoje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.