Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 22, 2020

Scroll to top

Top

1,186 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

C. Ronaldo: “Serie A, sfida me Icardin? Nuk kam rivalitet me lojtaret. Them qe…”

C. Ronaldo: “Serie A, sfida me Icardin? Nuk kam rivalitet me lojtaret. Them qe…”
Bujar Berishaj

Mauro Icardi do te kete nje tjeter rival kete vit ne garen per golashenuesin me te mire ne Serie A por jo vetem.

Behet fjale per portugezin Cristiano Ronaldo qe kete vere erdhi te Juventus duke permbyllur aventuren te Real Madrid, me Italine qe eshte quajtur si etape e re nga lojtari.

Dhe sot ne konference per shtyp gjate prezentimit si lojtar i Juventus, Cristiano Ronaldo eshte pyetur per nje rivalitet te mundshem me bomberin argjentinas Mauro Icardi por edhe sulmuesin Edin Dzeko.

Por duket se portugezi nuk e sheh kete si rivalitet, duke thene se nuk i pelqen te krahasohet me ndonje lojtar tjeter. Keto jane fjalet e tij:

“Nese e njoh Icardin dhe Dzekon? Nuk kam ndonje rivalitet me lojtaret, nuk eshte etike e imja, menyra se si jetoj, qe te krahasohem me nje tjeter”, e nis portugezi pergjigjjen e tij.

“Do te kerkojme qe te mposhtim te gjitha skuadrat kunder te cilave do te luajme, te fitojme te gjitha ndeshjet sepse eshte kjo sfida jone me e madhe, te bejme me te miren e mundshme gjate kampionatit”, shton Ronaldo.

“Do te jete dicka e bukur, ju pelqen te flisni per rivalitetin me Messin por secili lojtar mbron ngjyrat e tij, te njejten gje do e bejne edhe lojtaret ketu. Do e bej edhe une, te shohim ne fund kush do jete me mire”, e ka perfunduar ish-lojtari i Real Madrid.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.