Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

506 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cafu nuk ka asnje dyshim: “Milani eshte favorit per Scudetto. Inter eshte 4 pike para, por Inzaghi…”

Cafu nuk ka asnje dyshim: “Milani eshte favorit per Scudetto. Inter eshte 4 pike para, por Inzaghi…”
Inter Club Staff

Cafu nuk ka dyshime. I intervistuar per Corriere dello Sport, ish-mbrojtesi i krahut brazilian ka dhene mendimin e tij per luften Scudetto.

“Milano edhe pse ka pasur demtime te shumta, po ben nje sezon te mire. Eshte eleminuar nga grupet e Champions, por ne Serie A mund te fitojne sepse jane ne maje.”

Kush eshte favorit per te fituar Serie A sipas teje?

“Milan.”

Por, por perpara eshte Inter qe ka fituar ne Salerno dhe eshte +4 pike perpara…

“Inzaghin e kam sfiduar ne derbit e Romes kur ishim ende lojtare. Eshte bere nje teknik shume i forte, inteligjent, studion shume kundershtaret.”

“E ka nisur karrieren e tij kur asnje nuk besonte tek ai por eshte treguar shume i zoti dhe hap pas hapi, puna e tij me Lazion eshte pare.”

“Tani mund ta fitoje me Interin, sepse ben nje loje te bukur. Por merita e ketij vendi te pare aktual eshte e tija qe nuk i le asgje rastesise.”

Si milanist, te vjen keq te shohesh Calhanoglu protagonist me Interin dhe Donnarumma ne nivele te larta me Paris Saint Germain? Nuk do ishte me mire te evitohej humbja e dy lojtareve te tille me parameter zero?

“Nga larg eshte e veshtire te gjykosh se pse nuk eshte rinovuar nje kontrate. Me siguri Milani ka humbur nje portier te mire dhe nje mesfushor te mire, por kane nje pergatites poritersh shume te forte si Dida dhe kane nje si Maignan qe eshte i forte.”

“Pastaj Maldini eshte nje fenomen edhe si drejtues. Kam shume besim te Paolo per te ardhmen e Milanit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.