Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

806 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Presidenti i Cagliarit, Giulini: “E dashuroj Interin, si tani e kujtoj Madridin. Ausilios i kam thene…”

Presidenti i Cagliarit, Giulini: “E dashuroj Interin, si tani e kujtoj Madridin. Ausilios i kam thene…”
Bujar Berishaj

“Kam qene tifoz zikalter dhe e dua shume Interin. Finalja e Championsit ne Madrid eshte kujtimi me i bukur. Tani kam Cagliarin ne zemer dhe ne lekure”.

Tommaso Giulini, presidenti i klubit sard me nje te kaluar zikalter, flet keshtu per Corriere dello Sport:

Por si president i Cagliarit megjithate nuk keni pasur meshire per Interin, dy transferta ne San Siro dhe dy fitore…

“Natyrisht, kur ndodh jam i lumtur. 4-1 me Zeman ne pankine na kishte krijuar nje iluzion por ka qene nje sezon i karakterizuar me shume gabime. Renia ne Serie B megjithate nuk ishte nje drame, por nje rast per t’u ringritur. Na ka lejuar te rikrijojme entuziazem. Por tani nuk duam te biem me”.

Kthehemi tek sfidat ne Meazza kunder Interit…

“Nese doni te dini se cilen e kujtoj me me shume emocion ju them ajo e kampionatin te kaluar (fjala eshte per 16 tetor 2016). Tripleta e Ekdal ne 2014 ishte e bukur, por dopieta e Melchiorrit akoma me shume”.

Ju vjen keq qe perballeni me Interi me skuadren jo te plote?

“Do te kisha preferuar nje ndeshje ne kushte tjera dhe jo me nje mesfushe te tille. Me Joao Pedron te suspenduar, Dessena e Deiola te lenduar, Barella e Cigarini te skualifikuar, aty ne mes do te kemi vetem Ionita dhe Cossu. Ndeshja me Interin vjen ne momentin me te keq te mundshem duke konsideruar qe te dielen kishim nje ndeshje te rendesishme per mbijetese. Ndoshta ne San Siro 2-3 lojtare duhet te pushojne, por do te luftojme per te provuar qe te marrim nje rezultat pozitiv”.

Interi do te arrij te shkoj ne Champions?

“Do te luftoj deri ne fund dhe i uroj qe te arrij ne vendin e trete pasi te mos ia kete dalur… te fitoj me neve. Spalletti dhe Ausilio jane nje dyshe e madhe dhe jam i bindur qe vitin tjeter do te bejne akoma me mire”.

Ausilio iu ka kerkuar Barellan?

“Nicolo i pelqen, por i pelqen edhe shume ekipeve tjera. Me thone qe Lyon ka gati nje oferte te rendesishme. Te shohim…”

Sa vlen Barella dhe me ke do e krahasonit?

“Shume, por nuk dua te flas per shifra edhe sepse vitin tjeter do te doja qe te qendronte ne Cagliari. Ndoshta ne disa gjera eshte i ngjashem me Nainggolan”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.