Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,702 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cagliari-Inter 1-1, top dhe flop ndermjet zikalterve!

Cagliari-Inter 1-1, top dhe flop ndermjet zikalterve!
Inter Club Staff

Sot eshte luajtur ndeshja Cagliari-Inter, e cila ka pasur disa gjera pozitive per Mazzarrin por edhe disa gjera mbi te cilat tekniku Livornez duhet te mendohet me mire.

Me te miret:

Kovacic: Rikthehet tutullar pas ndeshjes me Catanian, dhe paraqitja e tij eshte rritur ndjeshem, e ben nje pjese te pare me ritem shume te larte, ku levizjet e tij bejne qe lojtaret kundershtare te marin nje lum me kartona te verdhe.

Palacio: Hyrja e tij ne fushe ndryshon lojen, me shume edhe se autori i golit Icardi.

Nagatomo: Nuk gabon asgje si ne fazen mbrojtese edhe ne ate sulmuese, duke dhene edhe nje assist per ish lojtarin e Sampit.

Flop:

Alvaro Pereira: Mbetet i vetmi i cili nuk eshte rigjeneruar nga kura Mazzarri. Shpesh jashte pozicioni ne fazen e mos posedimit te topit, pak here shtyn ne sulm duke mos sjelle asgje pozitive nga krahu i tij.

Guarin: Disa hapa perpara nga ndeshja e se dieles, por akoma shume gabime, nje nga te cilet filloi kundersulmin e rrezikshem te Ibarbos ne pjesen e pare. Them flop sepse eshte nje nivel me lart se shume te tjere, dhe pritet shume me shume nga ai.

Belfodil: Ndeshje e mire nga ai, por shume i rende gabimi ne pjesen e pare qe mund te kishte ndryshuar komplet rrjedhen e lojes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.