Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 19, 2019

Scroll to top

Top

592 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Calcio & Finanza – Interi ka kursyer jo pak me largimin e Perisic: ja shifrat

Calcio & Finanza – Interi ka kursyer jo pak me largimin e Perisic: ja shifrat
Inter Club Staff

Calcio & Finanza eshte nje website shume i njohur italian qe eshte i fokusuar dhe i specializuar tek financat ne futboll. 

Ata shpesh here kane pergatitur artikuj te ndryshem per sa i perket investimeve dhe shifrat e transferimeve te ndryshme ne Serie A.

Pervec perfitimit te Interit per sa i preket kartonave, ata kane bere nje llogari edhe sa ka arritur te kurseje Interi me rrogen e lojtarit gjate ketij sezoni me huazimin e tij tek Bayern.

Ja cfare ka shkruar Calcio & Finanza per transferimin e Perisic tek gjermanet: “Ivan Perisic tek Bayern Munich do te kete nje impakt ekonomik jo te vogel tek Interi.”

“Largimi i tij edhe pse eshte ne huazim me te drejte blerje, ai ka arritur ti siguroje interit nje impakt pozitiv prej 10 milione eurosh (9,7 milione per te qene te sakte) ne bilancin zikalter te pakten ne kete sezon.”

“Perisic peshon sot per sot ne bilancin zikalter 10,1 milione euro. Ka nje kosto historike prej 20,9 milione eurosh dhe nje amortizim ne vit rreth 2,7 milione euro.”

“Rroga e tij i kushton Interit 4 milione euro ne sezon, 7,4 milione bashke me taksa. Keshtu, huazimi i lojtarit prej 5 milione eurosh tek Bayern do i siguroje Interit 2,3 milione euro plus ne bilanc. Kjo shume do i shtohet edhe kursimit te rroges prej 7,4 milione euro.”

“Keshtu, ne total Interi ka arritur te perfitoje kete sezon 9,7 milione euro kursim ndermjet huazimit dhe rroges se kursyer.”

“Mbetet per tu kuptuar se cfare do te ndodhe ne vitin e ardhshem. Nje blerje 20 milione euro nga Bayern Munich do e bente Interin te perfitonte nje plusvalence prej 14,52 milione eurosh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.