1,041 views
Calciomercato – Icardi-Ausilio, takim brenda javes…
Pas disa ditesh mund te shkruhet nje kapitull i ri ne historine lidhur me rinovimin e Mauro Icardi.
Sipas Calciomercato, Inter ka programuar nje takim me lojtarin dhe agjentin Abian Morano ne mes te javes se ardhshme ne prezencen e Piero Ausilio dhe drejtorit gjeneral Marco Fassone.
Lojtari do te konfirmoj kerkesen per nje zgjatje te kontrates deri ne 2019 me rritje te rroges ne 3 milion euro. Per me teper, nese klubi vendos te mbaj per vete te drejtat e imazhit te Icardit, lojtari do te kerkoj nje rroge fikse prej 3,5 milione euro, duke perjashtuar bonuset.