Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,231 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Caldirola – Werder, do te mbyllet sot? Nderkohe ja shifrat dhe klauzola speciale!

Caldirola – Werder, do te mbyllet sot? Nderkohe ja shifrat dhe klauzola speciale!
Inter Club Staff

Duhet te jete sot dita decizive per kalimin e Luca Caldirola tek Werder Bremen. Mbrojtesi zikalter, kapiten i Italise Under 21, ka arritur marreveshjen me klubin gjerman, dhe tashme po mundohet te gjeje nje marreveshjen dhe me Interin.

Shoqeria zikalter ka refuzuar oferten e huazimit, dhe po punohet per shitjen ne menyre perfundimtare te tij. Shifrat jane keto: Tre milion euro per kartonin e Caldiroles plus 500,000 euro te tjera ne rast te kualifikimit te Werder ne Europa League, ose ne rast se mbrojtesi zikalter do te mbushe nje numer ndeshjesh te caktuara.

Por ka nje te re, keshtu shkruajne ne Gjermani: Interi po shtyn me ngulm qe ne kontrate te kete nje klauzole qe do te lejoje zikalterit te blejne Caldirolen ne veren 2014 per 4,5 milion euro, pra duke bere qe Werder te fitoje 1 milion Euro e nderkohe Interi do e riblente Caldirolen per kete shume vetem nese ai ben nje super sezon, duke perfituar nje lojtar me nje cmim me te ulet se sa kosto, por edhe nje lojtar me me shume eksperience. Pra, Interi e ka menduar mire kete shitje…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.