
Calhanoglu cmendet pas ndeshjes dhe ben qe milanistat te shperthejne: “I pafytyre. E tregoi prap qe eshte nje…”
Me sa duket do duhet te kaloje shume kohe deri sa tifozet e Milanit ta kaperdijne ate qe Calhanoglu i ka bere kete vere.
Turku ka vendosur qe te coje ne skadence kontraten e tij me Milanin per tu transferuar me pas me parameter zero tek Interi, nje levizje kjo qe e ka kthyer ate menjehere ne nje armik te perbetuar te tifozerise milaniste.
Gjithesesi, si te mos mjaftonte e gjitha kjo, ai ne derbi shenoi nje gol dhe i provokoi hapur ish-tifozet e tij duke festuar.
Por asgje nuk mbaron me kaq, sepse dje Calhanoglu ka qene nje nga lojtaret qe eshte “cmendur” me shume ne fushen e lojes pas ndeshjes.
Salta con noi Calha cuore nerazzurro ⚫🔵 pic.twitter.com/R6L7VmrmeZ
— Alessandro (@90ordnasselA) November 21, 2021
Cfare ka ndodhur? Ne fund te takimit, lojtaret e Interit kane shkuar poshte Curva Nord per te pershendetur tifozet e Interit.
Pikerisht ne keto caste ka nisur nga i gjithe stadiumi kori i njohur “Chi non salta milanista é é”, qe ne shqip do te thote “Kush nuk kercen eshte milanist”.
Sapo kori ka filluar, Calhanoglu nuk e ma mbajtur vendi dhe ka filluar te kerceje sikur te mos kishte qene kurre nje lojtar i Milanit.
SALTA CALHA pic.twitter.com/CFtOm7g9rf
— nora (@interxlauti) November 21, 2021
Nderkohe, pas videove qe kane bere xhiron e rrjetit me kete moment, normalisht kane shperthyer milanistat.
Shumica prej tyre e quajne turkun “te pafytyre” dhe disa madje kane shkuar deri aty sa e kane ofenduar duke i thene se “e tregoi veten perseri qe eshte nje gjarper tradhetar”.
Ky moment eshte kapur edhe nga kamerat e DAZN ne transmetim live, dhe pikerisht nga ketu kane nisur polemikat.
Ashtu si mund ta shikoni edhe te video e pare me lart qe eshte kapur nga nje filmim amator nga shkallet e stadiumit, Hakan tashme ndihet totalisht pjese e Interit dhe nuk e ka aspak problem te kerceje perballe koreve te tilla!