Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

566 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cambiasso: “Golat e Icardit? Ok, por goli me i rendesishem ishte ai i Perisic sepse…”

Cambiasso: “Golat e Icardit? Ok, por goli me i rendesishem ishte ai i Perisic sepse…”
Inter Club Staff

Nga studiot e Sky Calcio Club, Esteban Cambiasso ka folur dje per Interin dhe per ndeshjen e djeshme ndaj Sampit. 

Legjenda zikalter ka treguar pikepamjet e tij per ndeshjen e Interit kunder Sampdorias.

Keto kane qene fjalet e Cuchu:

“Kater golat e Mauro Icardit jane fondamental, por per mua goli me i rendesishem ishte ai i Ivan Perisic. Ishte ai qe i hapi rruge fitores se Interit dhe qe ndihmoi skuadren te zhbllokohej”

“Mauro nuk ka humbur kurre, thjesht ka dashur pak kohe qe te rikthehej nga demtimi ndersa Ivan per disa ndeshje dukej i zbehte, i pafuqishem. Te dyve do i beje shume mire kjo ndeshje.”

“Mesfusha? E kam pare shume mire sot, por puna e Luciano Spallettit do te jete te gjeje me te miret e mundshem ne cdo moment.”

Image result for sky club cambiasso

“Nuk mendoj qe keta te tre qe ishin sot ne fushe do te luajne gjithmone per 10 ndeshje radhazi, do te kthehet i vlefshem Matias Vecino ne shume raste.”

“Sot Roberto Gagliardini ka pasur nje intensitet qe nuk u shikonte prej kohesh. Moduli i Sampit ka favorizuar depertimet e nje lojtari si Joao Cancelo.”

“Tani Interit do i duhet te beje edhe nje ndeshje tjeter duke shtrenguar dhembet si ndaj Napolit, ate ndaj Juventusit. Pastaj me te tjerat do e kete me te lehte ne leter por sjellja ne fushe duhet te jete si ndaj Sampdorias.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.