Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,040 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cambiasso i ashper: “Nuk jam dakort me kete qe po ndodh tek Interi. Lautaro dhe Icardi…”

Cambiasso i ashper: “Nuk jam dakort me kete qe po ndodh tek Interi. Lautaro dhe Icardi…”
Inter Club Staff

Nje nga temat qe diskutohet me se shumti kohet e fundit neper studiot televizive italiane eshte ajo nese duhet te shohim bashke Icardin dhe Lautaron ne fushe nga minuta e pare. 

Gjate transmetimit televiziv Sky Calcio Club, ish-lojtari Esteban Cambiasso ka dhene mendimin e tij mbi kete ceshtje qe mundon shpesh edhe tifozet zikalter por edhe Luciano Spallettin.

Nuk kane qene te pakta pyetjet per kete gje per Luciano Spallettin nga gazetaret e ndryshem neper konferenca per shtyp.

Por tekniku zikalter ose i eshte pergjigjur me diplomaci pyetjeve, ose i ka thene qe do e shohim ne te ardhmen.

Gjithesesi, Esteban Cambiasso duket i vendosur ne ate qe ka thene per Lautaro Martinez dhe Mauro Icardin.

Ja fjalet e tij per Sky:

“Sot tek Milani (e ka per dje), kemi pare te luaje bashke Higuain dhe Cutrone, por ky i dyti ka bere me shume pune te piset (pa top).”

“Kur ke shume deshire te besh dicka, mund te arrish cdo gje. Une nuk jam dakort me dicka tek Interi ne kete moment: nuk mund te diskutohet dot tani a luan dot Icardi dhe Lautaro se bashku.”

“Atyre i duhet dhene mundesia te luajne njehere dhe pastaj te diskutojme per kete gje. Ata duhet te kene mundesine qe te na tregojne te gjitheve ne se mund te bashkejetojne bashke ne zone e qe mund te luajne se bashku.”

“Cdo diskutim ne kete moment eshte i kote duke qene se asnjehere nuk i kemi pare ne pozicionet e tyre me Interin.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.