Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

512 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cambiasso ka qene i qarte: “Do te vazhdoj te luaj.” Me ose pa Interin.

Cambiasso ka qene i qarte: “Do te vazhdoj te luaj.” Me ose pa Interin.
Xhorxh Gellci

Jam 33 vjec dhe jam i sigurt qe dua te vazhdoj te luaj futboll. Se ku, nuk e di, por do te jem akoma nje futbollist sepse eshte ajo qe ndjej dhe e di qe mund te jap shume.” Me qarte se kaq nuk mundej: Esteban Cambiasso ka folur fort dhe qarte: deshiron te vazhdoje te luaje, kudo qe te jete kjo.

Heren e fundit qe eshte pyetur, kishte thene qe nuk kishte gjetur mundesi te fliste me Thohir, ndersa presidenti ka thene para disa ditesh qe me te do te diskutoje ne fund te sezonit. Duhet te gjendet nje marreveshje, dhe per te bere premtime te cota, Cuchu, qe ka qene gjithmone njeri faktesh dhe jo fjales, nuk e ndjen nevojen: “Te firmos ne te bardhe (shoqeria vendos pagen)? Po, por duhet te shohim edhe kohet, pjesa tjeter jane fraza gazetash. Eshte e qarte qe cfaredo qe te ndodhe, kjo do te jete historia ime me e bukur qe kam jetuar si futbollist.

Argjentinasi, qe shpesh krahasohet me Zanettin, por qe eshte i vitit 1980, pret te kuptoje qellimet e klubit. Disa muaj me pare ka thene: “Nese deshira do te jete e perbashket, do te mjaftojne pak minuta dhe do te firmosim.” Tani i takon Erick Thohir dhe bashkepunetoreve te tij te shprehin qellimin dhe nese duan te vazhdojne me ate, qe per Mazzarrin kete sezon, ka qene nje pike e palevizshme e mesfushes. Esteban ka qendruar disa ndeshje jashte per demtim, por menjehere sa eshte futur, ka bere menjehere diferencen, duke zhvilluar dy ndeshje te shkelqyera kunder Romes dhe Torinos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.