
Cambiasso: “Lautaro Martinez i ngjashem me Higuain, Icardi…”
Ish mesfushori zikalter Esteban Cambiasso rikthehet te flase per Lautaro Martinez qe nga sezoni ardhshem mund te jete nje lojtar i Interit dhe per Mauro Icardin.
I intervistuar ne studiot e Sky Sport, Cambiasso ka shprehur mendimin e tij sa i perket Lautaro Martinez duke e krahasuar ate me sulmuesin e Juventus, Gonzalo Higuain:
“Icardi? Ne Argjentine flitet shume per bollekun e lojtareve ne sulm qe ka trajneri Sampaoli, mendoj se ne fund ne boteror do te shkojne Higuain, Aguero dhe Lautaro Martinez qe eshte shume i mire. A mund te luaje ai me Icardin?
Lojtaret e mire gjithmone luajne me njeri tjetrin, sa i perket cilesive ai ngjason me shume me Higuain dhe pse Pipita eshte me i forte jashte zones. Sa i perket Icardit mendoj qe eshte problem i skuadres qe nuk e furnizojne sa duhet.”