Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

961 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cambiasso: “Moratti me shume se nje president. Strama, WM dhe Milito…”.

Cambiasso: “Moratti me shume se nje president. Strama, WM dhe Milito…”.
Ardis
  • On 26/09/2013, 13:05

Kapiteni aktual i Interit Esteban Cambiasso ka folur ne nje ekskluzive ne mikrofonat e SportMediaset per Tiki Taka. Ja dhe fjalet e tij diten e ndeshjes kunder Fiorentines ne nje pyetje-pergjigje te shpejte:

Rosto apo kotolete?
“Rosto”.

Cfare te pelqen dhe nuk te pelqen nga Italia?
“Populli zikalter dhe, ndonjehere, mosorganizimi”.

Milano.
“Qyteti im i dyte”.

Derby qe te ka ngelur ne mendje?
“Ai ku fituam 2-1 ne 2007”.

Messi ose Maradona?
Messi ka thyer cdo rekord, por Maradona ngelet nje ikone”.

Zanetti ose Milito?
“I kam te dy miq, e pamundur qe te zgjedh”.

Kush eshte Cuchu?
“Nje personazh televiziv qe as nuk e njoh shume”.

Dita me e bukur?
“Kur kane lindur femijet e mi”.

Flitet shume pak per jeten tende private.
“E shpjegon fjala qe perdoret arsyen pse”.

Goli me i rendesishem?
“Kunder Chelsea-s ne Meazza ne rezultatin 1-1, kur ata dukeshin se u kthyen ne fantazmat e Championsit te vjeter”.

Cfare do ti thonit Balotellit?
“Asgje e pershendes”.

Cfare perfaqeson Moratti?
Moratti eshte me shume se nje president”.

Do te benit trajnerin?
“Nuk e di”.

A eshte Mazzarri Top Player-i i Interit?
“Mendoj se jane lojtaret”.

Ishte Strama shume i ri?
“Nuk mendoj ne menyren e diskriminimit te moshes, si per trajneret ashtu edhe per lojtaret”.

Interi eshte ne rrugen e duhur?
“Nuk mund te gabojme”.

Goli i Militos kunder Sassuolos.
“Pothuajse po qante, e di shume mire se cfare ka hequr per te ardhur deri ketu”.

Rikthimi i Zanettit.
“Do te mallengjehem kur ai te kthehet”.

Objektivat.
“Te luajme cdo ndeshje me maksimumin e intensitetit”.

Si perfundon Inter-Fiorentina?
“Kur arbitri ti bjere bilbilit (qesh)”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.