Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,300 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cambiasso: “Ndjehem akoma Interist. Lamtumira? Meritoja te isha vene ne dijeni me pare. Deri tek Mourinho…”

Cambiasso: “Ndjehem akoma Interist. Lamtumira? Meritoja te isha vene ne dijeni me pare. Deri tek Mourinho…”
Ardi Deda

Nuk kishte folur me pas lamtumires, te pakten jo per Interin dhe per veten e tij. Sot, Esteban Cambiasso kthehet te jape deklarata publike dhe e ben ne mikrofonat e SkySport24. “Lamtumira me Inter? Akoma nuk arrij ta konsideroj ate si nje lamtumire, te pakten per sa i perket lidhjeve me tifozet. Ndjehem gjithmone dhe kudo ne mes tyre. Ndjehem si dikush qe eshte me ata”. Me pas nje ngacmim i vogel: “Ndoshta do te kisha merituar te isha ne dijeni per lamtumiren 3-4 muaj me pare, keshtu do te kisha pasur me shume kohe per te menduar per te ardhmen. Kam folur me Pieron nje dite perpara ndeshjes me Chievon: nje bisede e qete. Keshtu nuk mendoj se nuk kerkoj shume pasi kam perjetuar keto 10 vite, jo me shume per kohen, por per menyren se si e kam veshur dhe se si e kam ndjere fanellen zikalter. Tani nuk jam i afte ti jap asnje skuadre tjeter italiane asgje nga ajo qe kam. Tani do te kuptoj nga ku te rinisem dhe se ku mund te jem i lumtur me familjen time. Kete jave do te shoh mire se ku do te shkoj, por nuk do te kete nje motiv te vetem per te bere nje zgjidhje te tille: mendoj qe do te bej nje vit kontrate per nje zgjedhje timen”. Si e vleresoni Interin aktual? “Duhet te jete kompetitive, eshte gjithmone detyrimi per te fituar kur je Inter. E pamundur te fshihesh. Me pas vetem koha te thote nese ia del. Kete vit kane dy kompeticione, keshtu nevojitet nje organike me e plote dhe me e ekuilibruar”.

Per Morattin: “Une do te isha akoma ketu me ate president? E veshtire ta thuash, por ndoshta do te ishte keshtu. Ka dhene parane, shendet dhe kohen. Per fat te mire, me mbetet fakti qe kam kontribuar dhe realizuar endrrat e tij. Kam ndjere nje besim te madh nga te gjithe, nga klubi dhe nga trajneri deri tek Mourinho, kur kam firmosur kontraten e fundit. Kam rinovuar pas eleminimit nga Manchester, nje vit para Tripletes. Gjeja me e bukur eshte te degjoj qe shume tifoze jane ndjere te perfaqesuar nga une: eshte nje krenari”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.