Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

810 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cambiasso: “Nje rol i ri ne 3-5-2. Rinovimi? Ne fillim Thohir dhe merkato”

Cambiasso: “Nje rol i ri ne 3-5-2. Rinovimi? Ne fillim Thohir dhe merkato”
Andi Prifti

Nje interviste e gjate dhe shume interesante ajo qe dha Esteban Cambiasso per Gazzetta dello Sport, i cili flet ne 360 grade per Interin. E shkuara, e tashmja, dhe pjeserisht e ardhmja.

Rruga juaj me ate te Mourinhos tani do te ‘bashkohen’ ne nje stadium: a keni emocione, edhe pse kane kaluar tre vite?

Emocione ka. Kur jetohen ato momente te paharrueshme, eshte e pamundur t’i harrosh: do te jete bukur po ta pershendesim ate, por edhe staffin e tij.

Shenjat qe ka lene Mourinho ne historine e Interit mund te shihen qarte ne dhomen e trofeve zikalter: por sa ka ndikuar Interi ne karrieren e Mourinhos?

Edhe ne jeten e tij besoj se ka ndikuar. Ai e ka thene vete qe Interi ka qene nje pjese e rendesishme e karrieres se tij dhe kujtimeve personale, qe nuk perbehen vetem nga ndeshjet e futbollit.

Nje tipar i Mourinhos qe nuk e keni gjetur tek trajnerat e tjere?

Çdokush nga ne eshte i ndryshem nga nje tjeter dhe kjo ndryshueshmeri eshte nje pasuri. Ndoshta nje tipar i tij i veçante qendron ne faktin qe nuk perferon te flase me nje gazetar.”

Eshte shpejt per te folur per ndikimin e Mazzarrit tek Interi?

Po, eshte akoma shpejt. Por shpresojme qe do mund te flasim pak me vone: do te thoja se gjithçka po shkon ashtu diç deshrirojme ne.

A nuk karikohet ai me shume pergjegjesi duke thene se ai eshte blerja me e madhe e Interit?

Asnje trajner dhe asnje lojtar nuk mund te ndihet pergjgjes per ato qe thuhen per ate person. Nje trajner, nese gjerat shkojne mire ose keq, ka nje pergjegjesi te madhe: disa vite me pare skuadrat vleresoheshin vetem nga lojtaret, tani skuadrat jane te trajnereve.

Nje gje qe ju ka pelqyer shume tek Mazzarri?

Nuk preferoj te flas per trajneret aktuale: nese flas mire do te interpretohet sikur po i bej qejfin, nese flas keq neser do e gjej veten ne faqen e pare te gazetes.

Eshte e vertete qe tek Interi nuk trajnoheshin kaq fort lojtaret prej kohesh?

Kam lexuar se dikush nga ne ka thene se nuk kishim punuar kaq fort qe nga koha e Cuper. Dhe kush? Me Cuper ishte vetem Zanetti, qe me ne nuk ka mundur te punoje…Do thoja se ai po punon ndryshe, jashte fushe dhe duke forcuar rezistencen: heren e fundit e kemi bere me Mancinin.

Si ndryshon roli juaj me Mazzarrin?

Mbrojtje me tre dhe nje lojtar para mbrojtjes: keshtu nuk kisha luajtur kurre. 3 mbrojtesat mbulojne pjesen me te madhe ndersa lojtari perpara eshte si mbeshtetes per ta.

Te luani nje ndeshje ne jave eshte nje avantazh?

Kete vit do doja te luaja edhe dy, por ashtu si kemi luajtur nuk e meritojme.”

Pyetja ishte ndryshe: te luani nje here ne jave do te thote te vraponi me pak

Nuk kam qene asnje here nje garues, kam gjithmone te njejtin vazhdueshmeri. Vitin e kaluar asnje nuk thoshte qe nuk mund te vrapoj me, e di nga eksperienca qe eshte keshtu: kush gjtihçka shkon keq, vrapon shume dhe sheh pak pune.”

Sa pike siguron ne klasifikim nje lojtar me nje ndeshje te vetme ne jave?

Asnje, nese nuk do e kisha fituar Tripleten do thosha po, por une e kam fituar. Nese luan me shume e kupton dhe se çfare duhet rregulluar. Avantazhi i vetem i eshte se mund te pregatitesh me shume detaje per nje ndeshje dhe nuk do duhet te vendosesh me dy lotjare per nje zone, ashtu sikur luan ne nje sezon me 60 ndeshje.

Nje hap pas: trajneri i Interit 2012-2013 do ndihej me shume fajtor apo viktime?

Nese nje dite do jem trajner, do them ate qe mendoj. Kete pergjigje do e kisha dhene per kedo qe ka qene trajner tek Interi.

Si lojtar i atij Interi, ndihesh me shume fajtor apo viktime?

Viktime jo, ajo do te thote qe nuk kam marre pergjegjesite. Jam ndiere nje lojtar qe kam pasur pergjgjesine per te mos arritur ne rezutatet qe Interi do duhej te arrinte.

Cili eshte gabimi qe nuk duhet te beni kete sezon?

Edhe nese do ta dija ate gabim, nuk do e thosha publikisht.”

Tani mund ta thoni: pse jeni zene, ju dhe Zanetti?

Jam zene une dhe Pupi? Mos te tallemi tani…

Keni thene: per te rinovuar kontraten time mjaftojne pese minuta? Kur?

Tani shoqeria ka gjera me te rendesishme per te menduar, per merkaton dhe per tratativen me Thohir. Keshtu kane qene te gjitha kontratat e mia me Interin: me telefonojne dhe me duhen vetem pese minuta.”

Nese marreveshja Moratti-Thohir zgjidhet, nuk do te jete me si me pare?

Akoma nuk e dine nese ne nivel organizimi te shoqerise do te kete ndryshme te medha aop te vogla. Por nje gje e di: çfaredo qe te ndodhe, Moratti nuk do te vendose ne baze te perfitimeve te Interit, por ne baze te te mires se Interit.

Merkatoja e Interit eshte ndaluar pak. Skudarat e tjera jane fuqizuar me shume kete vit.

Besoj tek merkatoja, por vetem gjysma: gjysma tjeter quhet pune, ne fushe. Nuk eshte merkatoja ajo qe percakton fituesen e Scudettos: kur Juventusi fitoi Scudetton dy vite me pare, te gjtihe thonin se Milani ishte me e forta.”

Por te thuash se Interi mund te luftoje per Scudetto nuk do te thote nje gabim ne nje skauder gjate ndertimit?

Jane faktet ato qe vleresohen, jo fjalet. Interi e ka si detyrim qe te kthehet te fitoje. Gjithmone.”

Por, me Chelsean jo. 

Jo sepse ne jemi ne nje faze ndryshe se ata: duhet te eleminojme nje rezultat shume negativ, ndersa ata do te luajne per te pare cilesite e lojtareve. Nuk mund te luaje duke menduar se ata do fitojne, sepse nje humbje nuk ben asnjehere mire.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.