Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,947 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cambiasso nuk kursehet: “Conte ka bere nje gabim te madh te cilin as nuk duhet ta mendoje.”

Cambiasso nuk kursehet: “Conte ka bere nje gabim te madh te cilin as nuk duhet ta mendoje.”
Inter Club Staff

Esteban Cambiasso, ish-mesfushori i Interit, pas barazimit me Slavia Pragen nga ana e Interit, ka folur per Sky Sport per skuadren e Contes. 

Keto jane fjalet e argjentinasit: “Mbi te gjitha, ky barazim lindi nga nje tjeter ide e Sensit. Kjo gje po ndodh pak si shpesh kohet e fundit.”

“Ky djalosh, edhe ne netet ku Interi nuk shkelqen, arrin te shkelqeje.”

“Sensi po arrin qe te kete nje impakt shume te forte tek bota e Interit. Kundershtaret e zikalterve ne Champions cuditerisht kishin ardhur shume te karikuar ne Milano dhe arriten te benin nje ndeshje me te mire se skuadra e Contes.”

“Sigurisht qe ishte nje ndeshje kur prisnim me shume nga Conte, por ai ka qene i qarte pas ndeshjes: Interi ka ende rruge perpara dhe duhet te rritet nga nje moment i veshtire si ky.”

“Por nuk ka kohe per te humbur, aspak. Nese mendon per Slavian nderkohe qe ke derbin perpara, eshte nje gabim akoma me i madh.”

“Ndonjehere ndeshje si ajo me Slavian te ndihmojne per tu ulur me kembe ne toke dhe te punosh. Lojtaret per kete duhet te mendojne: te punojne.”

“Eshte e thjeshte te flasesh per tranjeret mire kur fitojne. Por ne menyre te pabesueshme Conte ka qene shume i qarte pas ndeshjes duke marre persiper cdo pergjegjesi. Nuk ndodh cdo dite.”

“Ai ka treguar perpara mikrofonave dhe do ja kete thene skuadres edhe ne dhomat e zhveshjes. Keshtu ai fiton edhe zemrat e tyre.”

“Conte kerkon te sjelle nje ADN te re per Interin? Me vjen keq, por Conte ketu gabon. Ky eshte gabimi i tij: ADN e Interit ka lindur me Interin dhe nuk e nderron dot. Ai gabon edhe nese vetem e mendon kete gje.”

“Conte po, ka sjelle nje mentalitet te ri i cili eshte i mire dhe qe nuk e ben Interin te vere limite, por kjo ska lidhje me ADN.”

“Eshte ende shume shpejt, por duket dora e tij tek mendja e lojtareve edhe pse ne nivel loje presim me shume te gjiteh nga Interi.”

“Lautaro eshte ineligjent, Lukaku do te pershtatet. Ju kujtoj se Cruz dhe Crespo arriten te kishin sukses sepse perfitonin kur luanin me Ibren. E pranojne vete edhe ata.”

“Tek Interi rivaliteti me Juventusin ben mire sepse historia e Interit te ben vete te mendosh se zikalterit duhet te luftojne per tituj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.