Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

639 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cambiasso per Sky:”Duket dora e Mazzarrit! Alvarez eshte ky dhe jo mafia argjentinase!”…

Cambiasso per Sky:”Duket dora e Mazzarrit! Alvarez eshte ky dhe jo mafia argjentinase!”…
Donald Elmazi

Paraqitje e shkelqyer e Esteban Cambiassos, qe duket i rilindur tashme tek ky sezon. Per Sky, kapiteni zikalter(ne pritje te Zanettit), flet keshtu:”Flas shume ne fushe? Eshte nga roli qe kam, per inerci… Kam fituar si Messi? Eshte nje krenari edhe pse jam i sigurt qe Leo do te ma kaloje”. Mazzarri ka thene qe je kthyer si ne kohet e Mourinhos. “Me pelqen mbi te gjitha qe skuadra luan keshtu dhe jep kenaqesi me lojen e saj. Si lojtar, e di qe ka ndeshje qe vuajme dhe te tjera ku ndihesh zot. Por eshte nje kenaqesi e madhe te perballesh me ndeshjet ne kete menyre, duke e patur detyrim dominimin dhe fitoren. Edhe pas Atalantes, pas nje barazimi ne nje fushe te veshtire, isha i qete, sepse e shikoja skuadren qe luante me inat dhe qe jepte nje reagim. Tani eshte kthyer edhe Zanetti dhe nuk ndihem xheloz per shiritin. Madje nuk do doja ta kisha kurre: e dini cfare raporti kemi dhe e di se sa i rendesishem eshte ai per ne . Mungesa e tij ndihet edhe do jem shum i lumtur qe do i kthej shiritin e kapitenit”.

Si e vleresoni punen e Mazzarrit? “Dora dhe puna e teknikut duken, ekipet e tij e kane patur gjithmone kete lloj pune. Pak nga pak edhe ne po marrim kete lloj identiteti. Pavarsisht pikeve, klasifikimi- qe eshte me keq se vitin e kaluar- eshte edhe merite e asaj qe po ben ai qe eshte perpara neshe. Por jemi ne ndertim. Alvarez? Isha i bindur edhe ne te shkuaren qe ishte kaq i mire. Problemi eshte qe nese do e kisha thene publikisht, do me sulmonin duke thene qe eshte mafia argjentinase. Me mire te rrime te heshtur dhe ta presim. Ne te shkuaren ka patur edhe probleme fizike por tani eshte ne forme dhe ka vazhdueshmeri: vlerat e tij i dinim dhe me pare, por kishte nevoje per nje strukture qe ta mbeshteste dhe ne nuk e ndihmonim dot ne aspektin e skuadres. E njejta gje per Kovacic“. Po te demtuarit? “Nuk mendoj qe jane gjera te renda. Ranocchia pak shembje, Samuel ka ndjere terheqje tek muskuli. E rendesishme eshte te ecim mire, nese nuk na demtohet njeri akoma dhe me mire. Une qendermbrojtes? Te shohim, eshte heret. Shpresoj te mos me duhet ta bej, sepse do me pelqente te ishin shoket e mi”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.