Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

983 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cambiasso: Renditja? “Nuk e shikoj. Icardi…”

Cambiasso: Renditja? “Nuk e shikoj. Icardi…”
Ardi Deda

I intervistuar mbas ndeshjes Inter-Torino, mesfushori zikalter Esteban Cambiasso ka komentuar per mikrofonat e InterChannel  fitoren 1-0 fale golit te Palacio.

Ke qene nje nga me te miret ne fushe, cfare mendon?

“Ju i beni analizat per mua, skuadra sot kishte nje ndeshje te veshtire dhe besoj se kemi bere gjithcka mire. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen me heret, por kemi vuajtur te gjithe bashke. Kemi mbajtur lojen nen kontroll”.

Si e shikon renditjen tani?

“Nuk e kam pare akoma renditjen, por as nuk dua ta shoh. Nuk ka te beje me ndeshjen e rradhes, qe eshte e vetmja gje qe ka rendesi. Tani duhet ti perballojme ndeshjet pa patur parasysh klasifikimin. Kush eshte lart mund te jete dhe i kenaqur, por ne nuk duhet te bejme llogari”.

E prisje nje Torino keshtu?

“Po dhe kemi punuar ne baze te kesaj. Ato nuk bene ate qe deshen fale nesh. Ata dalin shpesh me portierin duke u nisur nga mbrapa dhe kete ne sot ia ndaluam. Ne kemi qene te mire dhe i kemi limituar”.

Nje koment mbi Icardi,. Mund te jete nje arme me shume tani?

“Duke i pasur te gjithe ne dispozicion mund te sigurojne me shume opsione, ai mund te krijoje problem per kundershtarin. Ai eshte nje lojtar i ndryshem ne krahasim kur luanim vetem me Palacio ne sulm, ose kur ishte Milito. Sot kishim pergjegjesine, te mos prishnim ditelindjen e klubit. Per fat te mire sot e nderuam festen, kisha frike se nuk do tia dilnim. Jam i lumtur per tifozet”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.