Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

730 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cambiasso thumbon Milanin: “Kuqezinjte? Une mendoj se ata e dinin se ishin inferior dhe…”

Cambiasso thumbon Milanin: “Kuqezinjte? Une mendoj se ata e dinin se ishin inferior dhe…”
Inter Club Staff

Inter-Milan mbaroi dje me nje fitore madheshtore te Interit ne minuten e 92 te takimit me ate gol te Mauro Icardit qe dergoi ne delir nje popull te tere zikalter. 

Por tashme protagonistet e fushes i kane lene vendin protagonisteve ne studiot televizive qe sot kane komentuar gjithandej ndeshjen e djeshme.

Njeri prej tyre ka qene edhe ish-lojtari zikalter, Esteban Cambiasso qe ka qene prezent tek studiot e Sky Sport dhe ka komentuar derbin e fundit te Milanos keshtu:

“Eshte folur shume per nje krahasim Higuain dhe Icardi. Pipita nuk pati asnje rast ku te ndizej gjate takimit por as nuk e krijoi dicka te tille.”

“Nderkohe lojtarit zikalter i mjaftoi si gjithmone nje gjysme-top per te shenuar nje nga golat me te rendesishem te sezonit.”

“Interi dukej gjate gjithe ndeshjes sikur kishte frenat e lojes ne dore edhe pse fitorja erdhi vetem ne fund te saj.”

Esteban Cambiasso me pak ka folur per aspektin psikologjik ku ne nje fare menyre ka thumbuar milanistat te cilet nuk e kane marre aspak mire ate qe ka thene ai:

“Milani nuk mundi te kishte ne asnje moment siguri gjate lojes. Interi ka luajtur ne menyre me komode, pa rrezikuar asnjehere.”

“Por skuadra e Spallettit ka pasur raste, por jo shume te pastra edhe pse ne pergjithesi ka qene me shume Interi prezent se sa Milani.”

“Ne fillim flitej se Interi ishte anti-Juve dhe nese shohim historine e klubit zikalter dhe ne nivel drejtues, Interi me siguri eshte shume me perpara se Milani qe eshte pak vone.”

“Milani ne kete ndeshje e dinte se ishte inferiore dhe kete gje e kane ndjere edhe perpara ndeshjes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.