Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2018

Scroll to top

Top

716 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Campagnaro beson: “Vendi i trete i mundshem, dime qe…”

Campagnaro beson: “Vendi i trete i mundshem, dime qe…”
Ardi Deda

Hugo Campagnaro i vertete eshte duke u kthyer. E thote vete mbrojtesi argjentinas ne nje interviste ekskluzive per mikrofona te Sky Sport 24: “Jam mire, kam pasur ndonje problem te vogel ne tendine, por tashme ka kaluar. Te dielen, pasi nuk po luaja prej disa kohesh dhe isha i ndalur, kam pasur dhimbje. Pertej demtimeve qe kam pasur, jam perpjekur te bej maksimumin, kisha nisur mire pergatitjen ne Pinzolo, me pas ndonje demtim ngadalesoi paraqitjet e mia, por tani jam mire dhe perpiqem te jap maksimumin. Perseja e te gjithe ketyre demtimeve? Besoj se eshte rastesi, por sidoqofte tani kane kaluar, dua te kap nivelin qe kisha ne fillim”.

Vazhdohet duke folur per momentin e skuadres: “Eshte nje moment i mire, kemi fituar pike dhe jashte, morali shkon lart dhe kjo eshte nje gje e mire”. Dhe nese duhet te kerkonim nje moment te sakte ne te cilin erdhi kthesa: “Mendoj se ka qene pas ndeshjes me Juventusin, ate jave i gjithe grupi ka bere nje ndryshim dhe ka filluar me nje karikim te ri”.

Vendi i trete i mundshem? “Eshte i mundshem matematikisht, por dime qe ka skuadra qe kane bere dicka me shume se ne dhe per kete jane perpara nesh. Do te bejme maksimumin por te mos flasim per objektiva”.

Shume sezone te kaluara perkrah Mazzarrit i lejojne mbrojtesit argjentinas te thote nese metoda e stervitjeve te trajnerit ka ndryshuar apo jo me vazhdimin e viteve: “Ne krahasim me vitet e tjera jo, ka trajnuar pak a shume ne te njejten menyre, duke patur parasyh qe i arrin rezultatet do te kerkoje te vazhdoje ne kete menyre”.

Te shtunen Interi do te ndeshet me Veronen dhe do te kete perballe Juan Iturbe. Si ndalohet? “Sigurisht, duke mos i leme hapesira, e dime sesa i shpejte eshte dhe kur ka hapesira mund te jete i rrezikshem dhe te beje diferencen. Do te perpiqemi dhe ne te bejme punen tone. Mendoj se eshte qe tani nje lojtar per nje skuader te madhe, ndoshta nuk eshte i pjekur ne 100% dhe duhet te rritet por ka cilesi te medha”.

Ne qershor do te mberrije Nemanja Vidic, nje sinjal tjeter i ambicieve te presidentit Thohir: “Jep nje karikim me shume kur ti sheh drejtues qe duan te permiresojne skuadren, kjo te jep kenaqesi. Vidic eshte nje lojtar i madh, ka luajtur per shume kohe ne nivele te larta, kur te vij ketu do te jap nje kontribut te madh”.

Ne fund flitet per endrra. Per endrrat e Campagnaro pak muaj larg boterorit: “do te ishte mjaft e qarte kur mungon kaq pak nga nje kompeticion kaq i rendesishem, por tani duhet te mendoj per Interin dhe te bej mire ketu sepse pjesa tjeter nuk ka rendesi dhe nese nuk bej mire ketu, nuk mund te mendoj per pjesen qe mbetet”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.