Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

927 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Campagnaro:” Ja pse zgjodha Interin. Mazzarri eshte unik. Te shtunen…”

Campagnaro:” Ja pse zgjodha Interin. Mazzarri eshte unik. Te shtunen…”
Donald Elmazi

Sot mbrojtesi i ri i Interit, Hugo Campagnaro, ka dhene nje interviste te bukur per Corriere della Sera, ka mbushur 33 vjec ne qershor, 3 muaj zikalter dhe sezoni i 12 ne Itali, do te perballet ne derbi me 20.736 km mbi shpatulla, duke pare qe te marten ne darke ka luajtur te gjithe ndeshjen me Paraguay-in ku edhe u kualifikuan per ne Boterorin Brazil 2014 dhe dje ne mengjes sapo mberriti ne Milano.

Campagnaro, si ndiheni ne prag te kesaj Inter-Juve, pas 90 minutave dhe kaq shume km?

“Tani per tani i mbaj syte hapur edhe nuk eshte pak. Por situata nuk eshte dramatike; ka kohe per tu rekuperuar dhe per tu paraqitur me kushte fizike te mira. Ne aspektin nevoz, ndihem gati, si te gjithe. Nga ky kendveshtrim, mund te kisha luajtur edhe nje minute pasi mberrita ne Malpensa”.

Presidenti Moratti, kur ju ishit akoma ne Argjentine, ka thene: mendoja se Campagnaro te ishte i forte edhe per kete e kemi marre, por pas dy ndeshjeve te para kam zbuluar qe qenka edhe me i forte se sa mendoja… Si e komenton?

“Mbi te gjitha e falenderoj presidentin per ate qe ka thene. Keto jane elozhe te medha. Une, si te tjeret, kam filluar mire, por jemi akoma ne fillim. Ajo qe eshte e rendesishme eshte te vazhdojme keshtu”.

Asnje nuke e njeh Mazzarrin si ju. Eshte kaq i serte sic thone te gjithe?

“Ky eshte sezoni im i shtate radhazi me te. Qe nga Sampdoria tek Inter, duke kaluar nga Napoli. Forca e tij dhe kapaciteti per ta bere nje skuader grupin e futbollisteve; kerkon shume, por jep shume; di te shpjegoje shume mire ate qe do; me te te gjithe dine si te levizin, ku te shkojne, si te luajne. Provon dhe riprovon gjithcka gjate javes. Kjo prag-sfide e ka karikuar shume sepse nuk kishte te gjithe futbollistet kryesore, por e di qe ka punuar shume mire me ata qe ka patur ne dispozicion. Eshte ekspresiv, por midis nesh nuk ka asnje krize te vitit te 7, per me teper eshte e kunderta”.

Ju keni firmosur per Interin kur Mazzarri ishte thjesht nje ide e larget. Per me teper Napoli po fluturonte drejt nje vendi ne Champions League, ndersa zikalterit vuanin. Si e zgjodhet kete sfide duke qene titullar edhe tek Napoli?

“Une isha ne skadence kontrate, ne fillim tratativa me Napolin per rinovimin ishte e veshtire; nuk doja te arrija ne diten e fundit per te vendosur per te ardhmen time edhe pse ne futboll ekziston gjithmon rreziku per tu demtuar dhe un kam 33 vjet. Kam vleresuar disa raste te ndryshme edhe zgjodha Interin, sepse ishte nje sfide shume terheqese. Jam shume i lumtur qe jam ketu”.

Keni zgjedhur te jetoni ne Milano, si ju duket qyteti?

“Shpresoj te shkoj ne qender. Qe nga mbledhja ne Pinzolo, turneu i Amerikes, stervitjet e kampionatit dhe kombetarja, nuk me kane dhene mundesi te shikoj akoma Duomon, po ka kohe”.

Si i behet, duke qene 33 vjec dhe mos t’ia ndjesh lodhjen?

“Duke u stervitur me shume se atehere kur je i ri. Ne moshen time sa me shume te punosh aq me mire eshte”.

Tani vjen Juventus: e keni frike?

“Frike jo, por kemi respekt per skuadren qe ka fituar dy skudetot e fundit, forca e Juves eshte edhe ne kualitetin e skuadres; kane kapacitete te forta. Nuk eshte Marchisio dhe luan Pogba dhe kjo tregon shume. Gjithashtu edhe ai qe ndjehet titullar eshte i detyruar te jape gjithmon gjithcka edhe ne stervitje per te mos humbur vendin”.

Ka nga ata, si Buffon, qe thone qe Inter eshte si Juve e dy viteve me para. Kane te drejte?

“Eshte shpejt per te mos thene shume shpejt. E rendesishme eshte te fillosh mire; eshte edhe per ne, sepse te fitosh te jep besim sepse duket qe jemi ne rrugen e duhur; po rritemi dhe permirsohemi dite pas dite. Po keto dy fitore jane te rendesishme edhe per tifozet tane, qe kane shume force dhe deshire per te bere tifo per ne. E kemi pare ne ndeshjen e pare me Genoan, ne San Siro ishte nje klime e kendeshme. Ndjehej pasioni i atyre qe na ndiqnin”.

Pse Interi duhet qe ta munde Juven?

“Sepse ka shume deshire per te bere mire; sepse e kemi nisur fuqishem; sepse kjo eshte nje skuader nga e cila mund te presesh cdo gje. Kemi treguar qe kemi nje loje te mire; jemi nje skuader e ekuilibruar dhe qe di se c’duhet te beje. Nuk e di nese do fitojme edhe pse shpresoj; mendoj qe do bejme nje ndeshje te bukur sepse jane te gjtiha mundesite per ta bere. Dhe mendoj qe ndeshja kunder Juve-s ne Amerike edhe pse ishte gjate pergatitjeve na ka sherbyer per te kuptuar shume gjera”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.