Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,482 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Campagnaro: “Kovacic nje perbindesh. Po punojme shume, Mazzarri…”

Campagnaro: “Kovacic nje perbindesh. Po punojme shume, Mazzarri…”
Andi Prifti

Jane ditet e para tek Interi per Hugo Campagnaro, qe gjen perseri tek Interi trajnerin qe kishte tek Napoli, Walter Mazzarrin. Ai do te vazhdoje te mbaje mbi shpine numrin 14 qe e mbante dhe tek Sampdoria dhe Napoli. I intervistuar nga mikrofonat e SportItalia, mbrojtesi qendror i ri i ZiKalterve flet per shkembimin e numrave me Fredy Guarin: “Ne te vertete ishte zgjedhja e tij qe te linte numrin 14. Atij i pelqente shume numri 13. Erdhi tek une dhe me tha nese e doja numrin e tij.” Ai foli dhe per metodat e Mazzarrit dhe provat ne mbrojtjen me tre ne stervitje: “Ne fushe po punojme shume, nje gje qe per mua nuk eshte e re. Ne mengjes punojme per forcen, menjehere pas kesaj me taktikat. Prej dy ditesh po punojme me mbrojtjen, trajneri po na shpjegon te gjitha detajet dhe na tregon levizjet e sulmuesve ne menyre qe te mund te eliminojme cilesite e tyre. Mbrojtja me tre ka kohe qe na jep rezultate te mira, prandaj mendoj se eshte mire qe te vazhdojme keshtu.

Disa fjale per lojtarin e ka impresionuar me shume gjate grumbullimit ne Pinzolo: “Jo vetem per mua, por dhe per te tjeret, Mateo Kovacic eshte i papermbajtshem. Vitin e kaluar luajti mire, por eshte gje tjeter ta shohesh nga afer. Ta shohesh ketu nga afer te jep dhe me shume kenaqesi.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.