Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

684 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cancelo, cfare statistike: Eshte mbrojtesi me i mire ne 2018 ne Serie A per…

Cancelo, cfare statistike: Eshte mbrojtesi me i mire ne 2018 ne Serie A per…
Inter Club Staff

Mbrojtesi portugez i Interit eshte ne vendin e pare te nje klasifikimi special ne Serie A.

Ai eshte gjithashtu nje nga pikat e nxehta te merkatos se Interi ne keto momente dhe emri i tij lakohet disa here ne dite nga mediat.

Cancelo ka qene absolutisht nje nga mbrojtesit e krahut te djathe me te mire qe pas epokes se Maicon tek zikalterit dhe kjo gje nuk ka rene pa u vene re as nga drejtuesit e as nga tifozet zikalter qe kerkojne me ngulm qendrimin e tij.

Gjithcka e ben te komplikuar dhe pothuajse te pamundur kete skenar eshte klauzola e tij e blerjes pas huazimit ne favor te Interit qe eshte plot 35 milione euro, para qe Interi nuk i ka aktualisht.

Gjithesesi, Ausilio sot tha se Interi do te beje gjithcka per ta mbajtur sepse teknikisht, ai eshte nje lojtar per Interin.

Cancelo po ben lajm edhe per dicka tjeter sot.

Ai, sidomos ne pjesen e dyte te sezonit, ka treguar te gjitha aftesite e tij sulmuese: dribling, krosime, vizion mesfushori dhe tifozet e Interit nuk e shikonin nje mbrojtes te tille qe ne kohen e Maicon.

E pikerisht tek driblimet, sipas OPTA, ai ka vendosur nje rekord personal: Cancelo ka bere 39 driblime te suksesshem ne Serie A ne 2018, te pakten 10 me shume se cdo mbrojtes tjeter ne kete periudhe.

Keto numra jane te pamohueshem dhe do te peshojne edhe tek drejtuesit e Interit nese duhet ta blejne ose jo portugezet. Tifozet po shpresojne se ai do te qendroje dhe shpresa vdes e fundit!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.