Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

553 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cancelo: “Derbyt nuk luhen por fitohen. Interi top, mund te arrijme ne Champions. E ardhmja…”

Cancelo: “Derbyt nuk luhen por fitohen. Interi top, mund te arrijme ne Champions. E ardhmja…”
Inter Club Staff

Mbrojtesi i krahut portugez eshte gati per derbyn e se dieles dhe ka folur sot ne faqet e La Gazzetta dello Sport pothuajse per gjithcka.

Qe kur eshte hedhur ne fushe si titullar per here te pare ne Kupen e Italise kunder Pordenones, Joao Cancelo nuk e ka lene me kurre fushen e lojes. Talenti portugez ka fituar nje vend protagonisti tek Interi i Spallettit dhe eshte gati per derbyn e se shtunes. “Nuk behet fjale per egoizem por asnje lojtar nuk eshte i lumtur kur nuk luan. Une nuk isha i zhgenjyer sepse nuk luaja, por isha i zhgenjyer me veten time qe spo ja dilja dot. Por tani ka ardhur momenti. Mendoj se e kam shfrytezuar mundesine qe mu dha ne menyren me te mire te mundshme dhe kerkoj te jap gjithcka nga vetja ime per skuadren.”

Si eshte Interi?

“Ndjejme pak ankth kur duhet te luajme mire. Por mendoj se ky ankth eshte ngjites. Po kerkojme qe te permiresohemi dhe te rikthehemi ata te fazes se pare.”

A ka ankth ne prag te derbyt te se dieles?

“Ne Portugali thuhet: derbyt nuk luhen: fitohen. Mendoj se Gattuso po ben nje pune te mire. Kam pare disa ndeshje te atyre, jane permiresuar ne mbrojtje dhe jane me kompakt. Calhanoglu dhe Suso jane dy lojtare shume te forte. Milan ka shume force dhe vazhdimesi ne kete moment dhe ne mesin e fushes jane nje skuader e mire.”

Edhe Interi…

“Ne jemi nje skuader e madhe dhe do kerkojme te fitojme. Kemi nje skuader qe ka aftesi te kualifikohet ne Champions. Do te duhet pune, por eshte e thjeshte te flasesh. Keto gjera duhet ti tregojme ne fushe. Po punojme mire per te arritur kete objektiv te perbashket.”

A po permiresohesh ne nivel individual fale Interit?

“Kampionati spanjoll eshte me shume teknik ne krahasim me Serie A. Ketu eshte me i veshtire turneu. Ne nivel personal kam mesuar shume gjera te reja. Kam filluar nje vit te mbare ne nivel individual dhe shpresoj qe ky vit te jete i mire edhe ne nivel kolektiv.”

Spalletti cfare tranjeri eshte?

“Eshte shume i njohur ne nivel boteror, na ndihmon shume. Kam mesuar shume gjera nga ai dhe i jam shume mirenjohes. Eshte i forte, na ben te punojme shume dhe kerkon qe ne te luajme nje futboll te bukur.”

Ju jeni nje produkt i Benfices…

“Eshte skuadra e zemres sime. Pastaj tek Valencia ku fillova te kuptoj se cfare eshte futbolli profesionist. Do te jete klubi im spanjoll per pjesen e mbetur te jetes. Tani jam tek Interi, nje klub shume i madh dhe nje dimension komplet tjeter dhe shume tifoze te apasionuar.”

Po Portugalia, cfare eshte per ty?

“Jam shume krenar per vendin tim, jemi nje komb i vogel por kemi shume lojtare me kualitet. Jo me kot kemi lojtarin me te mire ne bote ne futboll(Ronaldo), futsal (Ricardinho) dhe ne beach soccer (Madjer). Jemi kampionet europian ne futboll dhe kjo tregon se jemi nje popull kokeulur por qe arrijme te themi gjithmone tonen.”

Ju jeni stervitur edhe nga Prandelli: cfare mbani mend nga ai?

“Pervec impaktit qe ka pasur ne karrieren time si tranjer, ajo qe me ka goditur me shume nga ai ka qene njeriu. Nje njeri i madh. Te jepte besim.”

Te dielen do te takohesh me Andre Silven. A keni folur keto dite?

“Jo, keto dite ka vetem qetesi! (qesh). Eshte nje djalosh i mire dhe nje lojtar po aq i mire, por nuk mund te flasim ne kete moment.”

Nese ju tregoj nje foto te qenve te tu Prince dhe Tyson, cfare do me thoje?

“Jane si femijet e mi, jetojne ne Barreiro dhe me mungojne shume. Mund te duket absurde, por do te jepja edhe jeten time per ta.”

A te pelqen Milano?

“Me ka impresionuar, eshte shume e bukur. Ne krahasim me Lisbonen mungon deti dhe eshte me ftohte, por eshte e mrekullueshme te ecesh nga Duomo deri ne Castello.”

A kemi pare Cancelon me te mire deri me tani?

“Gjithmone mund te permiresohesh. Gjeja me e rendesishme eshte skuadra ne kete moment dhe dua ta ndihmoj per te arritur objektivat.”

Duke pare punen qe ben, a ndihesh i privilegjuar?

“Patjeter, shume pak persona ne bote bejne ate qe dashurojne dhe fitojne shume. Por nuk do te harroj kurre origjinen time. Per fatin tim te mire mund te ndihmoj babain dhe vellain tim.”

Cfare mendon per luften e kampionatit?

“Une jam ne favor te lojes se bukur dhe Napoli eshte nje skuader qe e ben shume mire kete. Juventusi eshte nje skuader tipike italiane qe mbrohet shume mire, e veshtire per tu perballur. Jam nje fans i Koulibaly. Natyrisht, duke perjashtuar shoket e mi te skuadres qe jane te preferuarit e mi.

Milan, Napoli, Sampdoria: eshte me mire te jesh nje kalendar te forte?

“Po, mendoj se po. Skuadrat e vogla krijojne me shume veshtiresi. Ndersa ndeshjet e rendesishme jane te veshtira, por ke me shume hapsira per te luajtur perpara dhe ke me shume tifoze ne stadium. Kjo mund te na ndihmoje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.