Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

905 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cancelo dhe dedikimi pas golit per nenen qe i ka vdekur 5 vite me pare: “Ti per mua je…”

Cancelo dhe dedikimi pas golit per nenen qe i ka vdekur 5 vite me pare: “Ti per mua je…”
Bujar Berishaj

Autor i golit qe ka zhbllokuar ndeshjen, i pari me fanellen zikalter, Joao Cancelo ka dashur ta festoj me nje dedikim per nenen e tij te vdekur.

Ky eshte mesazhi prekes i publikuar nga portugezi ne profilin e tij ne Instagram: “Jam pjese e jetes tende, dhe ti je e gjithe historia ime, nene”.

Historia e dhimbshme e lojtarit te ri portugez ka filluar kur ka pesuar nje tragjedi vetem pese vite me pare, kur ai ishte vetem 19 vjec.

Ishte data 5 Janar 2013 dhe ne ate kohe lojtari luante tek Benfica B por gjithashtu fillloi te grumbullohej disa here me skuadren e pare.

Cdo gje dukej se po shkonte per mrekulli deri kur jeta vendosi te bente nje shaka teper te hidhur me te.

Mamaja e tij perfshihet ne nje aksident automobilistik dhe humbet jeten. Ne te njejten makine ishte edhe Cancelo, por qe shpetoi me vetem disa demtime te vogla.

Cancelos ne ate kohe ju desh goxha kohe te merte veten nga kjo tragjedi sepse nuk mund te jete e lehte per nje djalosh 19 vjecar te shikoje nenen e tij teksa humbiste jeten e sidomos duke qene ne nje makine bashke.

Por me force dhe vullnet ai arriti ta kalonte kete tragjedi dhe kalimi tek Valencia i dha mundesine te fillonte nje jete te re larg Portugalise ku ne ate kohe kishte vetem kujtime te trishta.

Kjo eshte arsyeja se pse Cancelo pothuajse ne cdo foto te tijen ne rrjete sociale shkruan poshte tek caption: #MommyBlessMe qe ne shqip do te thote “Mami me beko”.

Ne te gjitha intervistat e tij ne karriere Cancelo gjithmone falenderon mamane e tij dhe nuk e harron kurre. Madje edhe numri 7 qe ka mare tek Interi ka te beje pikerisht me kete: eshte ditelindja e mamase se tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.