Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

723 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cancelo, Inter dhe Valencia po diskutojne cmimin dhe menyren e pageses. Kondogbia…

Cancelo, Inter dhe Valencia po diskutojne cmimin dhe menyren e pageses. Kondogbia…
Inter Club Staff

Cancelo po dhuron nje futboll ne krahun e djathte te mbrojtjes qe tifozet e Interit kishin vite pa e pare, qe nga koha kur nje brazilian mbizoteronte nga ato ane. 

Portugezi ka treguar nje nivel shume te larte sa here eshte therritur ne kauze dhe qe kur luajti per here te pare titullar, askush nuk ka guxuar ti zeri vendin ne formacionin e pare te Spallettit.

Me sa flitet ne Spanje, ka ne axhende nje takim ndermjet Interit dhe drejtuesve te Valencias.

Sic tashme dihet, Valencia do e perdore te drejten e blerjes se Geoffrey Kondogbia per 25 milione euro dhe francezi keshtu nga sezoni i ardhshem do te jete nje futbollist i Valencias ne menyre perfundimtrare.

Operacioni per francezin – sipas asaj qe lexohet ne faqet e Super Deporte – ka te beje shume edhe me operacionin e Joao Cancelo qe pritet te largohet drejt Interit.

Klubi zikalter ka shume deshire ta bleje anesorin portugez.

Sipas asaj qe lexohet ne portalin spanjoll sot, duket se jane rritur mundesite e Interit per te mare nje ulje te cmimit perfundimtar te mbrojtesit te krahut ose te ndryshojne menyren e pageses.

Interi do te preferonte ta paguante me keste per 2 ose 3 vjet, gje qe do i siguronte Valencias nje blerje te sigurt nga ana e Interit per lojtarin.

Valencia nuk eshte shprehur totalisht kunder, edhe pse do i donte te gjitha parate menjehere duke qene se edhe ata vete kane jo pak probleme ekonomike.

Gjithesesi, cdo diskutim i ketij tipi duhet te behet perpara se te filloje boterori, sepse ndonje paraqitje shume e mire e Cancelos atje do te rriste akoma me shume cmimin dhe me pas Valencia do te preferonte te mos bente asnje ulje apo te mos pranonte asnje propozim per ndarje te pageses.

Ne kete moment ne Milano mbizoteron optimizem mbi blerjen e lojtarit sepse Cancelo pelqehet shume nga Spalletti por edhe drejtuesit duket se kane per qellim ta bejne nje lojtar te Interit me te drejta te plota sezonin e ardhshem.

Shume pritet te vendoset nga takimi Inter-Valencia qe do te zhvillohet shume shpejt.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.