
Cancelo: “Se keni idene sa i lumtur jam. Te vazhdojme keshtu. Ajo qe deshiroj eshte qe…”
Mbrojtesi i krahut te Interit ka folur perpara gazetareve pas perfundimit te pjeses se pare.
Interi e mbylli pjesen e pare ndaj Cagliarit me avantazhin e nje goli.
Ate e shenoi pikerisht Cancelo me nje goditje denimi, ku fillimisht u nis si kros, por me ndihmen e Icardit i cili nuk e devijoi dot topin, Cancelo arriti te shenonte direkt nga goditja e denimit.
Zikalterit ne pjesen e pare humben shume raste per gol, por ne te dyten rregulluan gjithcka duke shenuar tre te tjere me Icardin, Brozovic dhe Perisic.
Interi ndodhet aktualisht ne vendin e trete ne pritje te takimeve te Romes dhe Lazios diten e neserme.
Ne fund te pjeses se pare ka dhene nje interviste shume te shkurter edhe protagonisti i nates se sotme Joao Cancelo i cili u shpreh shume i lumtur per golin.
Ne pritje te nje interviste akoma me te gjate te anesorit portugez, keto kane qene fjalet e tij te para ne pushimin e dy pjeseve per gazetaret:
“Jam shume i lumtur. Vertete i lumtur per kete.”
“Shenova golin tim te pare ne Itali, kisha kohe qe e prisja.”
“Tani duhet te vazhdojme perpara keshtu, me te njejten loje sepse jemi vendosur mire ne fushe.”
“Ajo qe deshiroj ne pjesen e dyte eshte te kerkojme te konkretizojme me shume per te mbyllur ndeshjen.”
Dhe deshira Cancelos ju plotesua nga shoket e skuadres: ndeshja u mbyll 4-0 per Interin.
(Premium Sport)