Candreva, ja oferta e Interit! Lojtari…
Pavarsisht zerave, edhe pse inekzistent, qe vijne nga Portugalia dhe flasin per nje ardhje te Nanit tek Interi, ai mund te quhet nje plan B, por kurresesi nje plan A per Interin.
Per klubin zikalter, Antonio Candreva mbetet i perzgjedhuri per krahun e djathte, edhe pse zikalterit po hasin shume veshtiresi ne tratativen me Claudio Lotiton: Presidenti i Lazios kerkon 25 milione euro dhe per momentin nuk pranon asnje lojtar tjeter ne marreveshje por vetem cash.
Nga ana e saj, Interi e ka bllokuar lojtarin – qe mesa duket po kerkon edhe shtepi ne Milano – dhe po punon me numrin nje te Lazios per ta bindur qe te pranoje nje oferte rreth 16-17 milione euro plus bonuset qe mund te kapin shifren totale te 20 milione eurove.