Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

683 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Candreva rinovon me Interin ne menyre te papritur: ja pse! Por per te ka nje lajm te keq…

Candreva rinovon me Interin ne menyre te papritur: ja pse! Por per te ka nje lajm te keq…
Inter Club Staff

Mbrojtesi roman ka zgjatur kontraten me klubin zikalter dhe ky lajm ka surprizuar te gjithe ne kete moment.

Por ka nje prapaskene tek rinovimi i lojtarit me Interin sepse me sa duket, cdo gje ka qene e vendosur me pare.

Ai mund te perfundonte tek Monaco, por ne fund qendroi aty ku ishte sepse nuk e pranoi largimin drejt Principates.

Por eshte shume e komplikuar situata e Candreves tek Interi: ai rrezikon vendin ne formacion nga Politano, Keita (dy te rinjte) por edhe nga Karamoh.

Ai rrezikon te mos jete ne listen e Champions (Spalletti do te duhet te lere dy jashte per ceshtje numrash) por nderkohe ka pare qe ti rinovohet edhe kontrata keto dite.

Ne fakt ky rinovim kontrate ne kete moment ka qene thjesht nje formalitet sepse klubi dhe lojtari kane firmosur kontraten ne muajin qershor, jo tani.

Ne kete moment thjeshte eshte bere zyrtarizimi dhe depozitimi i saj ne Federate.

Kontrata e re e lojtarit me Interin eshte shume e majme sepse lojtari ka rinovuar deri ne 2021 dhe do te perfitoje plot 3,5 milione euro ne sezon, aq sa perfitonte edhe me kontraten e vjeter.

E pikerisht kjo rroge qe ka tek Interi eshte nje nga arsyet kryesore qe ai nuk deshiron te largohet nga klubi edhe pse kerkesat per te nuk kane munguar, por natyrisht askush nuk deshiron ti ofroje kete rroge Italianit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.