Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

434 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello ben parashikimin e papritur: “Nje skuader ne Serie A kete sezon nuk ka asnje shans per te fituar.”

Capello ben parashikimin e papritur: “Nje skuader ne Serie A kete sezon nuk ka asnje shans per te fituar.”
Inter Club Staff

I intervistuar nga Corriere dello Sport, Fabio Capello, ka folur per Kombetaren por jo vetem, sepse ai ka prekur edhe tema si Serie A.

Ai ka folur edhe per Interin e Inzaghit, por edhe per Jose Mourinhon te Roma apo per situaten te Juventusi.

Keto kane qene fjalet e tij te plota diten e sotme:

Jose Mourinho ka thene se ka gjetur nje Serie A me te permiresuar ne krahasim me si e kishte lene…

“Ka shume te reja te rendesishme, e vertete. Por kur shikon Premier League duket sikur eshte nje sport tjeter. E varet edhe nga arbitrat.”

Mungojne arbitrat e zote tek neve?

“Jo, eshte nje fakt kulture. Te ne cdo dyluftim eshte nje faull. Jashte nuk e hedhin topin jashte edhe sikur dikush te jete ne toke.”

“Me bejne te qesh koleget e mi kur shohin ndonje faull dhe thonte ‘po ja, e preku’. Cfare do te thote? Ka njerez qe hidhen ne toke me vazhdimesi, ato faullet sikur te bie te fikte… Keshtu nuk do rritemi kurre ne nivel.”

PSG pasi i bleu te gjitha, do te bleje dot edhe Champions?

“Nuk e di, per ta fituar nuk eshte e thene. Ka skuadra qe mbase nuk kane lojtare aq te medhenj por kane nje ekuiliber me te madh.”

“Humbja me Rennes per shembull e tregoi. Po sigurisht qe eshte nje skuader teper e forte. Une nuk e kisha enderruar me pare te shikoja ndonje ndeshje kampionati te Parisit por tani jam i intriguar.”

Spanjollet duket sikur jane ne krize. Si ish-tranjer i Real Madrid, cfare mendimi ke krijuar?

“Do te duhet kohe per tu ndertuar edhe njehere nga fillimi. Madrid ka nevoje per nje sere mbrojtesash qendrore.”

“Une i kam pare me Mallorcen, mamma mia. Perpara jane mire, edhe pa Mbappe, sepse kane talente. Por prapa, nuk e di, duart ne koke.”

“Barcelona nuk po leviz dot fare. Ka probleme te medha ekonomike. Por me stadiumet plot rriten te ardhurat.”

Ne Itali e prisje nje Napoli kaq te forte?

“Sinqerisht po. E kisha thene perpara fillimit te Serie A. Tani eshte me e thjeshte. Gattuso kishte bere nje pune te madhe. Spalletti i ka dhene impuls te ri. E rezultatet po shihen.”

Juventusin e sheh jashte gares per Scudetto?

“Per mua po, i shoh totalisht jashte. Jane shume larg kreut dhe kane shume skuadra perpara. Eshte nje kampionat teper i luftuar per te menduar qe ata mund te rekuperojne aq shume pike ndaj Interit, Napolit, Milanit apo Romes.”

“Inter eshte ne gare bashke me te tjerat. Por e shoh ne kete gare edhe Romen sepse me pelqen shume se si luan.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.